Rasti “Sejdini” provon se pushteti i sotshëm është identik me atë të djeshmin në raport me median. Identik...

Postuar në 16 Qershor, 2015 14:49

Sapo u publikua videoja e Qazim Sejdinit, nisën edhe reagimet. I pari natyrisht kryeson deputeti i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla, i cili e hodhi një status në Facebook. Nuk bëhet fjalë për distancim nga ky lapsus “sinqeriteti” i Qazim Sejdinit, por për një kërcënim për kandidatin e opozitës Ardian Turku. “Kandidati i SHQUP-it ne Elbasan Ardian Turku bie ne kurthin e videove. Megjithate ne do te respektojme etiken, sepse fushata zgjedhore ka nevoje per krahasimin e programeve dhe te projekteve per te ardhmen. Ardiani e di mire se me cimkat dhe videot nuk ka marredhenie te mira”, thotë Balla. Po çfarë na provon kjo që shkruan Balla? Na provon atë që na thotë edhe Sejdini, e që duket se qenka mentalitet: që pushteti ka nisur të prodhojë “median” e vet të shantazhit, me të cilën komunikon me kundërshtarët. Sa për atë se Sejdini po na dëshmon katandisjen e medias shqiptare, sepse po flet për shitjen që botuesit apo pronarët u bëjnë gazetarëve, kjo nuk vlen më si argument. Në Shqipëri të gjithë shiten nga të gjithë. Dhe që media të ketë me të vërtetë ndikim në punën e vet, duhet qe drejtësia të jetë korrekte në zbatimin e ligjit. Çështja është se pushteti i sotshëm, edhe në këtë pikë delikate për integritetin e sistemit, siç është raporti me median, është identik me pushtetin e djeshëm. Edhe kryeministri i sotshëm u përvidhet pyetjeve njësoj si paraardhësi i tij. Asnjë ndryshim. Janë njësoj. Përndryshe pse vallë zoti Sejdini do apelonte për kujdes?!
s.z

Comments

Submitted by XY (not verified) on

Pse nuk te shkon mendja qe media e sotme eshte e njejte me ate te djeshmen  ne raport me pushtetin. Dhe eshte fare normale, se vetem pushteti ka ndryshuar, media jo.

Submitted by Sot Heshtim per... (not verified) on

Hesht edhe Opozita...

por hesht edhe Shtypi dhe Media hesht...

Si ka mundesi te kalohet ne heshtje ky moment nudo per kryebashkiaket e neserm?

Si ka mundesi qe Komisioni Qendror i zgjedhjeve, Gjykata, Prokuroria heshtin per kete ushtrim ta hapur dhune?

Pse hesht opozita? Pse nuk permend fjalen BOJKOT, se paku ne Elbasan, kur e permendi fare kot diku tjeter?

Do presim qe te vij e Enjtja dhe te flas Berisha? Dmth ju e meritoni Berishen! Ju vetem Berisha ju mund, vetem me berishen fitoni, vetem me Berishen ka kuptim marreveshja e bashkepunimi, thote Meta, dmth vetem me ate mund te vjedhesh dhe te dalesh i pafajshem! Sic doli Meta...

Ardian Turku edhe ai heshti? Se eshte thjesht ko0ke turku, apo do ndodh ndonje kembim tjeter ne natyre?!

Organizata e Gaztareve, ekziston?

Merret me mend se sa mund te guxohet neser pasneser kur Sejdini Qazim ore Qazim...te jete njeri nder Me te Fortet e Shqiperise...

Elbasan mezi Shqypnise, Elbasan...

Submitted by marta-nesh (not verified) on

"Përndryshe pse vallë zoti Sejdini do apelonte për kujdes?!"   __Qe ta kuptosh lexo Meron.

Qe te bindesh se media shitet "krenarisht" s'ke nevoje te kalosh pragun e zyres.

Submitted by Albi_I (not verified) on

Fajin e ka Beccehti dhe Agoni!!!!

O me falni, paskam ngaterru teme.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.