"Rilindja urbane” e Qeparoit, një punë për t’u përgëzuar. Ndonëse nga objektivi shmanget nje pallat i shumëpërfolur...

Kryeministri publikon në profilin e vet në “Facebook” katër fotografi nga Qeparoi, ku është ndërtuar një shëtitore anës vijës së plazhit. Punë e lavdërueshme, që e ndihmon turizmin e këtij fshati, i cili, edhe pa këtë rrugë gjithsesi mbetej një nga gjërat më të bukura që kishte Shqipëria. Vetëm se prej disa kohësh flitet për një pallat të madh në Qeparo. Është pranuar publikisht se atë e ndërton z. Kokëdhima, ose ndonjë i afërt i tij. Ka pretendime se ai është një pallat në kundërshtim me rregullat dhe ligjet, por këto mund të ishin fare kirë fjalë. Vetë z. Kokëdhima ka deklaruar se për këtë çështje është fituar gjyqi. Shumë mirë atëherë, për të shmangur çdo keqkuptimqë vjen nga heshtja e kryeministrit në këtë drejtim, mund të ishte inkuadruar ky pallat në katër fotot e “Rilindjes urbane” të Qeparoit. “Ky është profili im dhe unë postoj ça dua vetë” është parim, por fundja gjithë ai pallat në Qeparoin e ndërtesave modeste, padyshim që është diçka që e ripërmason pamjen e përgjithshme.
https://www.facebook.com/edirama.al/photos/pcb.1015302156781...
s.z
Comments
O s.z. (cfare mut

O s.z. (cfare mut gazetarie eshte bere kjo ne Shqiperi qe 90% e shkrimeve jane pa emer autori).

Mos komento cfare nuk kane fotografu te tjeret pa e paraqit foton. Hypi makines dhe shko fotografoje vete pallatin e Kokedhimes. Eshte nje SKANDAL qe duhet prishur, por mqs e ka me leje dhe vendim Gjykate, diten qe do te prishet meso edhe per koston qe duhet te paguajme ne nga taksat tona per vellain e Koco Kokedhimes. Nuk ke kohe apo leke me shku ne Qeparo, pusho atehere, mos komento foto te munguara.

Pjesa derrmuese e shetirores eshte bere nga krahu shkembor i plazhit te Qeparoit, pra ne ekstremin e kundert te hotelit te Kokedhimajve, prandaj edhe me kamera 360 grade ta marresh foton nuk do mund ta shikosh hotelin e Kokedhimajve, i cili shikohet perfekt vetem nga rruga nacionale dhe nga bregu i detit.

Dhe e fundit, pa kete shetitoren, Qeparoi ishte nje vend i bukur me hotele te vogla pa rruge dhe furnizim, pa piken e kuptimit. Shetitroja i jep vlere 3-fish.

Mire duhet ta kesh ti. Se
Mire duhet ta kesh ti. Se tani po e kuptoj une se pse kryeministri nuk postoi asgje per "Rilindjen urbane" te Sarandes.
Add new comment