Administratori i “Geraldina Sposa”, Peza, rrëfen sesi "të gjithë duan të ulen në rresht të parë. "Në Shqipëri ka keqkuptim me fjalën "Vip""

Postuar në 14 Qershor, 2015 17:15

“Geraldina Sposa” bëri këtë vit 20 vjet jetë si firma shqiptare që merret me organizimin e ngjarjeve festive, sidomos dasmave, por edhe për faktin se ka në Shqipëri sallonin më të njohur të fustaneve për nuse. Dhe fustanet e nusërisë janë diçka e rëndësishme. Me këtë rast, firma ka organizuar një aktivitet në Pallatin e Brigadave me një organizim të mirëmenduar, të cilin e ka shpjeguar në Tv Klan, administratori Armando Peza. Peza është pyetur edhe për vendimet për këtë ngjarje, në vendosjen e njerëzve në vendet e tyre etj.. Përgjigja meriton të nënvizohet: “Në Shqipëri ka një keqkuptim me fjalën “Vip”. Sipas një statistike një në 100 mijë njerëz “lind” Vip, çka i bie që në Shqipëri të kishim 30 të tillë. Në ceremoninë në fjalë ishin të ftuar 1180 persona. Vendosja në rresht të parë apo të dytë është një vështirësi më vete. Kërkojnë të dinë vendin, me kë do jenë afër etj.. Mirëpo kjo është si në kinema, ku nuk mund ta zgjedhësh biletën. Ndaj edhe këtu nuk mund ta zgjedhësh vendin. Nëse unë të kam perceptuar se duhet të ulesh në rresht të dytë, besoj se aty duhet të ulesh”, tha Peza. Zgjidhja? “Duke sakrifikuar nënën time në rresht të pestë”, vijon administratori i “Geraldina Sposa”. Një hollësi që na sjell të gjithëve para syve vanitetin e një elite që llaston veten në kotësinë e vet, duke gjalluar në një mirëqenieje të cilën nuk po di si ta kthejë në kontrast sistemik me pjesën tjetër, përveçse duke mëtuar të japë spektakle që janë në fakt statistikë e shtuar e prezencës publike. E ç’ndryshim ka vallë kjo ekzistencë e tipit “like page” nga i mirënjohuri “autobus i Kuçit”? Asnjë. Madje me atë edhe mund të qeshje pa menduar se Kuçi "shëtit" në çdo mendje.
s.z

Comments

Submitted by Like..."Like" (not verified) on

Epo kur shohin se ne qoshe, ne karriken e pare te Parise pet Integrimin Europian, ne radhen e oare te Billioniereve, ne krye te Kuvendit te tyre, ulet AY, Likja, atehere shqiptaret ndjehen me te drejte morale se jane te gjithe VIPA, dhe bejne "like" me veten...!
Se, pwrderisa bejne "like LIKE", kjo s'ka vend te rri njeriu!!!

Submitted by Anonxhimiim (not verified) on

<p>Si ka thone Zogu, kryenaltmadhni -- se jam mbret i 1 milion mbreterve. N</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.