Fushatë për bashkëjetesën në Konispol: “Kush janë këta që predikojnë këtu historira me ortodoksëri e Çamëri?”

Postuar në 14 Qershor, 2015 06:38

Kryeministri ka zgjedhur të flasë për bashkëjetesën gjatë takimeve elektorale në Konispol. Sipas Edi Ramës edhe reforma territoriale flet për orientimin europian të qeverisë, që nënkupton edhe klimë të vërtetë bashkëjetese. “Nuk kanë shans doktrinat e përçarjes. Në këtë tokë nuk mund të lejojmë askënd që të vërë mina e të vrasë shpresat e kësaj toke. Se kush jemi ne dhe si e kuptojmë bashkëpjetesën mjafton të shikoni mirë reformën. Tre bashki janë krijuar mbi bazën e vetëdijes patriotike për t’u bërë shembull të respektit dhe bashkëjetesës: Edhe Finiqi, Dropulli e Pusteci, janë tregues, se ne nuk jemi europianë me llafe por me vepra. Konispoli i bekuar nga Zoti nuk mund të bëhet një arenë përçarjeje fetare, etnike. Së bashku me minoritetet të vihet në Konispol për t’i vajtur me kokë qorrazi kundër kësaj prirjeje historike dhe për t’i rënë me shqelm këtij thesari që ne do ta ruajmë si sytë e ballit. Kush janë këta që predikojnë këtu historira me ortodoksëri e Çamëri?”, tha Rama. Nuk dihet sesi mendon të zgjidhë kryeministri dallimet e banorëve të zonës, të cilat kanë qenë përherë prezente.
s.z

Comments

Submitted by Licovuni (not verified) on

<p>O SZ! Je apo s&#39;ja me Edi Ramen per kete ceshtje, apo je nje nga ata qe ve mina ne unitetin e popullit tone, pavaresisht nga perkatesia fetare. duket qe tejane errur syte nga perkatesia politike dhe nuk te duhet gje tjeter. Turp. E di qe kete mesazh s&#39;ke per ta vene ne faqe, por kjo do te jete turp</p>

Submitted by Parti...pa Came or (not verified) on

Eshte krejt normale qe nje parti e majte, me veti tradicionale internacionalizmin, te mos e ket Fjamur nacionalizmin real, as edhe ne permendjen historike, por si ka mundesi qe I Mos Permenduri, Idrizi, te mos e verej, pra te mos justifikohet kur zhvendoset nga e majta demo, ne te majten mavi, gjoja ne emer te Camerise si plage qe dhemb brenda trupit te kombit...
Nese nuk e keni dot melhemin, se paku mos u tallni me memedhetaret qe, per mjerimin tuaj, kane mbetur e do te mbeten pergjithnje tradicionale ne raport me atdhedashurine si ndjesi, jo si perfitim material. Shqiptaret jane te tille, jo prej menyres se si o ndajne politikanet, dhe jane per fqnjesi te mire, jo vetem ne fushate elektorale...o Ed Rama!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.