Një tender 10 milion dollarë nga Bashkia e Tiranës vetëm 10 ditë para zgjedhjeve. Lulzim Basha e mbyll me një prokurim të drejtëpërdrejtë karrierën si kryebashkiak

Postuar në 11 Qershor, 2015 14:54

Punët e bashkisë së vogël duket se kanë akoma para të madhe, përpara se qesja e buxhetit t’i kalojë me shumë gjasë Erion Veliajt. Kryetari në ikje, Lulzim Basha pavarësisht angazhimeve me fushatën elektorale të fokusuar kryesisht  në denoncimet për korrupsionin e pushtetit dhe pasurimin e qeveritareve të majtë në kurriz të shqiptarëve duket se nuk do t’i bëjë dorëzimet në bashki pa hedhur koka a pil  edhe qindarkën e fundit të buxhetit. Ai nuk është edhe aq në gjumë siç kërkon ta ironizojnë kundërshtarët e tij poltikë në spotin elektoral për zgjedhjet e 21 Qershorit. Vetëm 10 ditë para zgjedhjeve, bashkia  ka shpallur një tender me vlerë 10 milion dollarë për ujësjellës-kanalizime. Siç raporton Gazeta “Dita” lloji i procedurës  së prokurimit të publikuar në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik në datën 6 qershor 2015, është me procedurë të hapur me objekt “Mbi rikonceptimin e skemës së shfrytëzimit të burimeve të Shën-Mërisë” dhe me fond limit 1.186.592.224 (një miliard e njëqind e tetëdhjetë e gjashtë milion e pesëqind e nëntëdhjetë e dy mijë e dyqind e njëzetë e katër) financuar nga kredia e miratuar nga Banka Kombetare Tregtare dhe nga të ardhurat e UKT sh.a Tiranë. Të njëjtën taktikë Basha e  ka përdorur edhe për dhënien e 60 lejeve të ndërtimit në fund të mandatit të tij. Eshtë e njëjta skemë që u ndoq edhe me koncesionin e parkiimeve me pagesë në rrugët e Tiranës, një projekt që pati edhe konsensusin e PS dhe LSI në Këshillin Bashkiak. Shpallja e një tenderi 10 milionë dollarë në ditët e fundit të mandatit si kryetar i bashkisë së Tiranës nuk ka si mos të çojë në dyshime të forta se paratë e këtij projekti po merren nga arka e bashkisë për t’iu dorëzuar klientelës së Lulzim Bashës, i përfolur jo pak herë për një marrëdhënie vesi me paratë publike. Akuza më e artikuluar dhe e paprovuar nga gjykata vetëm për arsye proçeduriale është ajo e abuzimit me 230 milionë euro në rrugën Durrës-Kukës.

l.m

Comments

Submitted by marta-nesh (not verified) on

E shiten edhe Bashen. Mbreti vdiq,rrofte mbreti ! Po kush eshte mbreti i ri?

Submitted by Alo1 (not verified) on

Po pse kush te tha ty qe ishte basha mbreti??? Po ju militantet jeni mesuar te keni nje mbret detyrimisht

Submitted by kevinjon (not verified) on

Po, edhe militanti ramist me i trashe do te kujdesej pak te recitonte urdhrat e shefit socialist me kete shkrim palacosh qe shtremberojne realitetin ne menyren me bajate. Mjafton te lexosh : "përpara se qesja e buxhetit t’i kalojë me shumë gjasë Erion Veliajt." apo : "klientelës së Lulzim Bashës, i përfolur jo pak herë për një marrëdhënie vesi me paratë publike." apo edhe me bajatja : "Akuza më e artikuluar dhe e paprovuar nga gjykata vetëm për arsye proçeduriale është ajo e abuzimit me 230 milionë euro në rrugën Durrës-Kukës." apo apo..

he pra na trego aktin korruptiv ne kete prkurim sepse te besh prokurim nuk eshte e ndaluar me ligj?! Po ato bashkite e social-specialisteve nuk po bejne prokurime?

Submitted by marta-nesh (not verified) on

kevin, qenit kur i vjen ngordhja vete e permjer ne dere te xhamise. Keshtu dhe Basha yt. Prokurim 10 dite para se t'i perfundoje mandati, po edhe trapi i trapave e kupton perse behet: ndahen parate e fundit. Si thua ti pse?

Submitted by Kot Fare (not verified) on

Gazetaret para se te bejne nje artikull duhet ta hetojne ate.

Ka bere ujesjellsi tender 10 milion Dollar? edhe ? Pyetjet e mia jane?

Eshte parashikuar investimi nga Bordi i UKT dhe ne cilen kohe? Zakonisht fondet nga bordet drejtuese aprovohen ne fillim te vitit per gjithe vitin. Ne kete rast si eshte vepruar?

Investimi kur eshte projektuar dhe kur eshte arritur te sigurohet financimi?

Projekti ka return of investment(RoI) dhe eshte i sakte nga ana ligjore? Gazetaret duhet te dine se pervec zyres prokurimit te UKT ka edhe nje zyre prane qeverise qe shqyrton ankesat e tenderave qe eshte qeveritare. Pra mjafton meqe qeveria qenka kaq e paster kur te kete ankesa le te beje drejtesi.

Nuk kuptoj se cfare duhet? tendera te rregullt apo qe vetem rilindasit te bejne tendera?

Llogjika ime pyet: Nese kete investim 10 milion euro smund ta beje administrata e tanishme e UKT pse duhet ta bej ajo e Erjon Velise qe do vij me pas? nese e marrim te mireqene qe kete rradhe do te vidhet prej Lul Bashes, mos duhet ta marre te mireqene qe Erjon Velia sdo vjedhi?

Mos ketyre komentuesve apo gazetareve i vjen keq qe i iku nga duart ne tender 10 M dollar. Ne kushtet e sotme eshte me e mundshme qe tenderi te jete me i drejte sepse ka kontroll nga te dyja palet. Nese tenderi do behet pas zgjedhjeve, duke marre te mireqene qe ky Vigan Erion Velia fiton (qe un kam dyshimet e mia te forta), do te ishim ne kushtet qe ky person perzgjedh firmen dhe cdo gje.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.