Skandali i ilaçeve, dorëhiqet Astrit Beci, drejtor i FSDKSH-së. Një faqe opozitare njoftonte arrestimin e tij një ditë më parë

Postuar në 11 Qershor, 2015 10:08

Sot ka dhënë dorëheqjen Astrit Beci, kreu i Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor. Beci e njofton dorëheqjen në faqen zyrtare të institucionit, me argumentin se akti i tij lidhet vetëm nevojën që drejtësia të shkojë deri në fund. Menjëherë pas projekt-raportit të auditit janë dërguar në Drejtorinë Rajonale të Tiranës masat administrative dhe disiplinore, që do të ndiqen më tej nga pasardhësi i tij në krye të FSDKSH-së”, sqaron Beci. Mirëpo nuk dihet nëse do të mjaftojë kjo dorëheqje e Becit, apo ai do të përfshihet në akuzë, pasi siç raportohet aktualisht nën hetim janë 200 farmaci. Dhe 200 faramaci që përfitojnë nga një skemë e kësaj natyre, e ngarkojnë shumë me përgjegjësi aftësinë e Becit si drejtor. Një ditë më parë, një faqe opozitare, “opozita.com”, njoftonte arrestimin e shpejtë të Becit, referuar burimeve të Prokurorisë, çka nuk duket dhe aq shumë e pabesueshme, nisur nga përmasa e skandalit dhe shifrat e abuzuara(http://opozita.com/2015/06/08/gati-arrestimi-i-astrit-becit-per-miliona-euro-abuzim-ende-mban-peng-kreun-e-isksh/).  

s.z 

Comments

Submitted by Lopa e vjedhur ... (not verified) on

Kjo eshte Mjekesia Falas, zoti Rama?!
Duket se keto ilace kunder semundjes se Lige, te vjedhura me Fitim te Shtuar, keni parasysh kur e shpallni Shqiperine si te kancerosur, dhe njetezit e tu e te Metes nxjerrin fitime prej shitjes se dhimbjeve te pasherueshme te tyre...
Turp, turp...me keq se ai tjetri, qe vazhdoni ta shani, duke vjedhur jetet tona...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.