Gjykata e Lartë pushon çështjen ndaj deputetëve Ndoka e Ndreu

Postuar në 10 Qershor, 2015 05:23

Gjykata e Lartë ka pushuar çështjen ndaj Pjerin Ndreut dhe Arben Ndokës. Këta ishin kalllëzuar nga Partia Demokratike për ushtrim dhune ndaj kolegut të tyre, Gent Strazimiri, akte që janë filmuar dhe bërë publike për të gjithë. Vendimi i Gjykatës është argumentuar me aspektin procedurial; Gjykaka çmon se për akuzën ushtrim dhune për shkak të detyrës duhet të kishte bërë kallëzim vetë i dëmtuari dhe jo subjekti politik. “Përdorimi i fjalëve dhe shprehjeve fyese, si edhe kryerja e veprimeve të tjera faktike a të dhunshme nga ana e deputetëve, të cilat cenojnë veprimtarinë normale dhe autoritetin e Kuvendit, personin dhe dinjitetin e deputetit, etj., të kryera gjatë veprimtarive parlamentare dhe/ose brenda ambienteve të Kuvendit ose aty ku ai ushtron veprimtarinë e tij, përbëjnë tejkalime të lirisë parlamentare, shkelje të cilat gjykohen dhe ndëshkohen nga vetë Kuvendi.
Si të tilla, sjelljet e deputetëve me fjalë, gjeste apo veprime fizike a të dhunshme, që pengojnë a cenojnë autoritetin e Kuvendit, dinjitetin dhe personin e deputetit, nëse nuk kanë sjellë pasoja të tjera të rënda sipas ligjit, i nënshtrohen procedurave ekskluzive të hetimit dhe gjykimit disiplinor, si edhe të sanksioneve disiplinore nga vetë strukturat e pushtetit legjislativ, pra nga Kuvendi”, argumentin Gjykata, e cila do të zbardhë më vonë vendimin e plotë. Deputetët Ndoka dhe Ndreu goditën deputetin Strazimiri, në mjediset e Kuvendit, jashtë sallës së seancave plenare, menjëherë pas fjalës së tij, ku aludoi për deputetë me respkorde kriminale. Nëse do të dënoheshin deputetët do të humbisnin mandatin.
s.z

Comments

Submitted by Lopa e vjedhur ... (not verified) on

Po mire, moj shoqja e Larte Gjykate, po ajo qe pame ne shqiptaret, qe kemi mbetur ne duar zuzaresh, ajo qe edhe Meta edhe Rama e pranuan si te denueshem, tani qe askush nuk kish logjike ta kundwrshtonte me , tani kur ligji e maliqi ishin dorezuar, del zonja E Larte Gjykate dhe thua se per ate qe ndodhi duhej ankuar tjerkush, edhe pse ajo qe ndodhi ndodhi..!
Ligji, leximi dhe interpretimi i tij, eshte bere aq flagrant subjekriv, sa shqiptaret duhet te ngrihen kunder Gjykatave, jo ndaj Diktatures politike...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.