Demagogji fyese në fushatën e kryeministrit në Mat. Flet për trashëgiminë katastrofike të qeverisjes së PD-së dhe “harron” segmentet LSI-PDIU që sot i quan progresistë

Fushata elektorale e kryeministrit ka vijuar sot në Mat. Rama ka folur për disa çështje, por në thelb është përpjekur të vërë në dukje kontrastin mes socialsitëve dhe progresistëve dhe qeverisjes që iku. I vënë përballë vështriësive serioze ekonomike, kryeministri ka menduar të vërë në punë edhe njëherë tezën se ishte qeverisja e PD-së ajo që nuk e la vendin të merrte veten. “Trashëgimia e PD në qeveri ishte shumë e rëndë, plagët ishin shumë të mëdha. Shumë të mëdha ishin dhe borxhet që ata i lanë në shpinë këtij populli dhe kësaj shtëpie të përbashkët që quhet Shqipëri. Në vetëm 18 muaj, ne kemi arritur të shlyejmë 550 milion dollarë borxhe dhe kemi filluar ta çlirojmë fytin e Shqipërisë nga ai lak borxhesh. Parafytyrojeni sikur ata ta kishin qeverisur Shqipërinë me më shumë patriotizëm dhe me më shumë aftësi dhe të mos na i kishin lënë ne gjithë këto borxhe, -se çfarë mund të kishim bërë ende më shumë”, tha Rama. Po a nuk ishte vallë PD-ja në qeveri me LSI-në dhe PDIU-në, që sot ky kryeministër i rendit si progresistë? A nuk ishin edhe këto parti pjesë e asaj qeverisjeje, madje të përfolur si nga segmentet më të papërmbajtshme në grabitjen e pasurisë publike? Por gënjeshtra dhe mashtrimi, pjesë e zakonshme e fushatave, njeh një majë të neveritshme demagogjie, që i merr njerëzit për leshko dhe tuhafë, teksa kryeministri i cilëson kryebashkiakët shërbëtorë. “Unë nuk jam duke ju thënë simpatizantëve apo anëtarëve të Partisë Demokratike, që të bëhen anëtarë të Partisë Socialiste apo simpatizantë të saj, por jam duke ju thënë diçka shumë më të thjeshtë. Jam duke ju thënë se përtej anëtarësisë dhe simpatisë për partinë e tyre, qëndron familja e tyre, qëndron nevoja e fëmijëve të tyre për të pasur një çerdhe të denjë, për të pasur një kopsht me kushte të mira, për të pasur një shkollë siç e meritojnë.
Në fund të fundit, dhe ata të fituar dalin, sepse Partinë Demokratike e kanë në Parlament, kurse në punë kanë Partinë Socialiste, Lëvizjen Socialiste për Integrim, Aleancën për Shqipërinë Europiane. Në qoftë se e duan Saliun akoma, le ta mbajnë për mbret, por për shërbëtorë të zgjedhin kryebashkiakët dhe kryebashkiaket tona. Për shërbëtorë të qytetit këtu, dhe të Matit të zgjedhin Adelinën, ashtu sikundër të zgjedhin Valbonën në Klos, Melaimin në Bulqizë dhe Shukriun në Dibër”, tha kryeministri. Jemi dëshmitarë dhe ka edhe përfaqësues politikë që i kanë quajtur kryebashkiakët(jo të gjithë) si sulltanë në domenet e tyre.
s.z
Comments
I shkreti popull shqiptar ne
<p>I shkreti popull shqiptar ne ç'pike ka mbrrijte sa me nxjerr kete klase politike pa kurrfare shtylle kurrizore, pa identitet.</p>
Raportim mjaft i mire.
<p>Raportim mjaft i mire. Gezohem qe portali kohet e fundit eshte dukur shume serioz dhe i pa-anshem ne raportimet e tij,</p><p>Urime!!!</p>
Add new comment