5 milionë euro. Kaq ka kushtuar deri më tani fushata elektorale e Erion Veliajt, sipas Kastriot Islamit

Sa kushton fushata elektorale? Është një pyetje, e cila nëse merr përgjigjen e duhur, shpjegon më tej edhe pse politika shqiptare është kaq e dashuruar me krimin dhe persona me rekorde kriminale. Të cilët i mbron e nuk i lëshon. Në fushatën e tanishme, bie në sy sidomos Ilir Meta, lëvizjet e të cilit shoqërohen nga një përkujdesje deri në detaje e skenografisë, e asaj qëthuhet, e transmetimit dhe e afishimit të posterave kudo. Ditët e fundit kanidatë të ndryshëm kanë nisur të përcjellin edhe spote televizive. Dy të tillë janë vetëm për Erion Veliajn, kandidat i shumicës në Tiranë: një që ironizon drejtimin e Bashkisë nga Lulzim Basha dhe një tjetër ku Edi Rama, kryeministri, propagandon për Erion Veliajn. Meqenëse kandidatët nuk bëjnë prezente të dhënat, është mirë që çdo përpjekje për përllogaritje të sillet në vëmendje. Një të tillë e ka bërë deputeti Kastriot Islami, që e njeh mirë Partinë Socialiste, por edhe teknologinë e marketingut politik që frymëzohet dhe financohet nga Edi Rama. Ja se çfarë thotë Islami për fushatën e Veliajt: “Zyrat elektorale...Kosto e tyre per minimalisht 3 muaj thuhet se është rreth 2000-2500 euro secila; thuhet që janë afërsisht 250 pra ato kushtojnë rreth 500 mijë euro...Duhen fotografuar të gjitha dhe duhet bërë llogaritja e saktë e kostos...Posterat elektorale, duhen fotografuar dhe numëruar; thuhet që në Tiranë janë vendosur mbi 1000 postera me vlerë mesatare prej 1000 euro secili, pra në total rreth 1 milionë euro; spotet elektorale, autobuzët elektoralë...Kam përshtypjen, qofsha i gabuar, se të gjithë këto elementë të fushatës së Erion Veliajt thuhet se kushtojnë jo më pak sesa 5 milionë euro...Prandaj duhen mbajtur shënim të gjitha dhe duhet bërë transparenca, në mënyrë që së pari të dalë e vërteta e shpenzimeve; së dyti të shikohet sesi do të përputhet deklarimi i shpenzimeve nga kandidati me llogaritjet e sakta nga auditi për të nxjerrë në pah "ndershmërinë" e deklarimit dhe së treti për t’u treguar saktësisht shqiptarëve sesa u ka kushtuar fushata e Erion Veliajt...”, shkruan Islami në Facebook.
https://www.facebook.com/pages/Prof-Dr-Kastriot-Islami/1460541267560760?...
s.z
Comments
Kaci i di mire te gjitha.

Kaci i di mire te gjitha. Mirepo nje miku im ne Fier ka leshuar nje ambient per zyre elektorale te PS per 100 mije leke te vjetra. Prandaj mos ja fut pord.es o Kazo. Dihen sa jane qerate per nje muaj ne te gjitha qytetet e vendit.

5 milione euro? O Kac ziu. Po

5 milione euro? O Kac ziu. Po keto i ka karamele Eri, Edi dhe Endri Fuga qe vjedh pas dere. Eshte qendra e Tiranes, ndertimet te liqeni, po do kete edhe ndonje plan nga Surreli se nuk do rrije vetem me katnare Edua. Iken keta o Kac ziu, iken. Ta moren partine, te nxoren edhe gjuhen, te vune edhe shqelmin. E ti tani ben llogarite e lekeve te tyre. Hahahaha. Aman bej nje llogari per Ilir Meten; sa shpenzon ai hajdut? Po cfare dinjiteti kemi ne si shoqeri: jetojme e punojme qe te pasurohet Ilir Meta dhe familja e tij "Adams". Keta duhen lene pa varre o Kac dambllaja qe ke gjetur veten ne Facebook.

Llogjike Ligjore apo llogje

Llogjike Ligjore apo llogje ligjore?

Kaci po flet per Tiranen dhe kostot per Tiranen. Cfare lidhje ka shembulli qe ke sjelle me posterat qe permend Kaci dhe me shpenzimet e Veliajt? Dakord qe nuk te pelqen Kaci por te pakten argumento ne menyre bindese e jo tafti bafti.

Fakt eshte qe Veliaj nuk ka bere trasparence per fondet qe po shpenzon ne fushate. Ky eshte hapi i pare per kedo kerkon te fitoje besimin e qytetareve. Pasojat e kesaj sjellje do te jene venia ne plan te pare e interesave te investuesve te fushates ne dem te qytetareve qe e zgjodhen. Po te kesh parasysh edhe synimin qe ka ligji i ri per investimet strategjike qe i jep te drejte shtetit te shpronesoje pronaret e ligjshem me cmime qesharake per t'ia kaluar pronen per shfrytezim te ashtuquajturve biznesmene milionere atehere kjo hedh dyshime akoma me te forta ne lidhje me fondet e fushates.

Liria shfaqet tej Media dhe
Liria shfaqet tej Media dhe Shrypi. Menyra se si pasqyron fushaten. Dhe se si e pyet kandidatin e ftuar ne studio.
Kandidati genjen, ashiqare, dhe gazetari e sheh sikur e beson, nadje dikush mu duk i trembur oerpara Erjon Veliajt!
Sikur i kishte marre ai keto miliona, dhe jo Veliajt, sikur genjente gazetari jo Erjoni, apo knfidati tjeter...
Vetem ne Gjergjin,beri hetuesin Nazarko...
Add new comment