Rama i rikthehet sloganit "përtej të majtës e së djathtës". Një filozofi që ka dhënë rezultate në reforma dhe që mund të bindë italianët të vijnë në Shqipëri

Kryeministri Rama e ka bërë disa herë brenda këtyre dy viteve rrugën drejt Italisë për të ftuar biznesmenët e përtej Adriatikut të vijnë në Shqipëri. Edhe në vizitën e radhës kryeministri është prezantuar me një ofertë joshëse. “Po të më pyesin se çfarë është Shqipëria për një sipërmarrës italian, është ajo që ju shikoni në ëndrrat tuaja dhe atë që s’mund të keni në Itali, dmth një vend me taksa minimale, kosto të punës e arsyeshme, forcë pune e re dhe e kualifikuar, dhe distanca midis Italisë dhe Shqipërisë është më e vogël sesa veriu me jugun e Italisë. Në Shqipëri, mund të hapësh një ndërmarrje brenda 8 orëve duke paguar 1 euro”-është shprehur Rama. Por fakti që në Tiranë është një qeveri e majtë nga italianët ndoshta perceptohet si një dispozitë jo e favorshme për investitorët e huaj. Për të rrëzuar një perceptim të tillë kryeministri Rama ka treguar se nuk është besnik i trashëgimisë së majtë politike, duke iu rikthyer një sllogani të përdorur nga vetë ai në fushatën elektorale të vitit 2009 dhe një përvoje dyvjeçare në krye të qeverisë, ku sipas tij e rëndësishme është efiçenca e reformave dhe jo buletini ideologjik nga ato vijnë. Në Konferencën e Industrialistëve të Rinj italianë, mbajtur në Santa Margerita Ligure, në veri të Italisë ai parashtroi këtë arsyetim. “Jemi një e majtë që besojmë tek vlerat e solidaritetit dhe të barazisë, por që kurrë nuk do të refuzojmë të bëjë një reformë që është e nevojshme, vetëm sepse është një reformë e djathtë dhe që kurrë nuk do të bëjmë një reformë jo të rëndësishme, vetëm sepse është e majtë. Është një fjalë kyç që duhet të jetë pjesë e përditshmërisë të çdo force politike në qeveri dhe është eficiena. Nëse nuk ka eficiecë është e panevojshmë të rrish të flasësh për të drejtat e punëtorëve, për të majtën, për principet e të djathtës. Mjafton të gjesh çfarë e bën shtetin më eficient, çfarë e bën një industri më eficiente, çfarë e bën një shërbim më eficient. Nëse kjo quhet e djathtë shumë mirë, mua kjo nuk më intereson shumë”-ka deklaruar Rama.
l.m
Comments
Rames i duhet njohur merita
Rames i duhet njohur merita per shuarjen pa ze, te partise socialiste.
Por jo se ai eshte i hapur, oertej ideologjise.
Rama kerkon te sundoj, mbi te gjithe.
Po jete bente Berjosha, ne kulmin e fuqise se tij.
Ndryshimi qendron se Berisha do vdes ne Shqipwri, kurse Ed Rama, sapo te mis jete kryemonister, do therres Ben Blushin, do t'ja hedh PS-ne si traste tek kembet, dhe...kush e di ku do ta mbaj frymen..
Ndaj pyes: a kontrollohet bagazhi i ed Rames, kur del kaq dendur, madje eshe ne mes fushate elektorale, per Itali?
degjojeni kete Rebelin e
<p>degjojeni kete Rebelin e fundit se nuk ha kot ky...., hahaha , cfare dedektivi...</p>
Po ç'te duhen investitort
<p>Po ç'te duhen investitort italian ty o Rame kur solle ketu gjithe ato investirot turq !?!</p>
Add new comment