Intervista e kryeministrit: Erdha, fola ça desha, ika. Pyetja e pazakontë: “Mund të jeni i frikësuar nga një fitore e thellë...”. Përgjigja: “Fitoren e vendosin njerëzit”. Investimet? “Jemi në rrugën e duhur”

Postuar në 05 Qershor, 2015 16:36

Edi Rama, që është kryeministër në këtë vend, ka dhënë sot një intervistë për emisionin “Top-Show”, ku ka folur vetëm për çështje të axhendës së tij dhe të shumicës që përfaqëson, por jo për ato tema që janë debat i ditës në Shqipëri. Edhe brenda këtij kuadri, bien në sy dy pyetje, që e nxjerrin intervistën gati në kufijtë e artificiales: Pyetja e parë: “Në prag të këtyre zgjedhjeve mund të jeni i frikësuar për dy gjëra. Pika e parë, që fitorja do të jetë aq e thellë sa do të keni një barrë të madhe për të qeverisur më pas...”

Përgjigja: “Fitoren nuk e vendosim ne, por njerëzit. Përderisa kam marrë përgjegjësinë për të drejtuar këtë parti dhe qeveri nuk më tremb besimi i njerëzve, përkundrazi më motivon. Ne na takon të jemi në nivelin e besimit të tyre”. Pyetja e dytë, që vjen në konradiktë me të parën: “Pika e dytë, sondazhet jo gjithmonë tregojnë të vërtetën. A keni frikë nga një rezultat befasues?”
Përgjigja: Sondazhet vlejnë për aq sa vlejnë. Ne bëjmë sondazhe prej shumë kohësh. Ne kemi bërë sondazhe me publikun në lidhje me çështje të ndryshme, dhe e dimë shumë mirë se si është mbështetja ndaj nesh. Për këtë arsye nuk jemi të frikësuar. Unë e kam bindjen se shqiptarët duan reforma dhe i mbështesin ato kur ato janë reale, por nuk ka reforma pa kosto. Më thoshin ndale reformën e energjisë, por 80% e shqiptarëve e kanë mbështetur atë që ne kemi bërë me energjinë. Ndërkohë, 90% e shqiptarëve kanë mbështetur mbylljen e universiteteve, njerëzit tashmë janë të vetëdijshëm”. Të vihet re sesi kryeministri masat represive të marra për shlyerjen e borxheve i quan reformë. Po kështu ky kryeministër flet për mbylljen e universiteteve, ndërkohë që i ka rihapur thuajse të gjitha nga e para. Kur vjen puna te rritja ekonomike, kryeministri ka dalë edhe kundër FMN-së, teksa ka deklaruar se rritja ekonomike do të jetë 2,5-3%. Investimet? Përgjigja është origjinale dhe i duhet bërë “like”: “...Këtë vit ne presim një bum të rritjes së eksportit në bujqësi. Ne duhet të rrisim investimet e huaja, por investimet reale të huaja kërkojnë një fazë përgatitore. Të gjitha këto së bashku, nuk janë arsye që ne kemi arritur në destinacion, por ne jemi në rrugën e duhur. Një kancer nuk kapërcehet me aspirina, por do agresivitet për ta mundur sëmundjen...”.

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=301077#k1

s.z

Comments

Submitted by Na fal, popull (not verified) on

Na falni shqiptare, qe po ju genjejme prape...
Saliu besoi se e kishte te lehte per te sunduar pas Enverit, dhe me ne fund, me vonese, u ndeshkua.
Rama dhe Meta po e marrin lehte, sundimin pas Sali Berishes. Berisha tashme s'eshte as Opozite dhe ti trembesh votuesit me te, eshte pasinqeritet ndaj popullit...
Fitorja do tua bej me te rende qeverisjen...
PD, nga ana e saj, do duhet te distancohet nga drojtja per te ndryshuar veten.

Submitted by Gjon- (not verified) on

Kjo nuk quhet gazetari por qoke ndaj pushtetit. Edi Rama genjen sepse ai nuk e ka besimin e PS-se perderisa ka refuzuar qe te zhvilloje zgjedhjet e brendshme. Sipas statutit te PS-se ai rezulton nje kryetar abuziv por me sa duket kjo nuk i ben shume pershtypje diktatorit tone te ri.

Submitted by Leonard (not verified) on

Po pse mor Gjon ti beson se po të bëjë zgjedhje nuk do ti fitoj të paktë duhet të tregoheni pakëz të drejtë dhe ti jepnit Çezarit atë që i takon Çezarit që po bënë gjera të sakta për të ndërtuar një shtet kjo nuk mund të mohoet por ka të meta nuk diskutohet dhe mos haroni se edhe ai është shqiptar dhe sa do pak i ka genet e tona por që ka një orizont europian këtë ske se si tja mohosh të shpresojmë që pasardhsi i tijë nga çfar do krahu që të jetë të jetë më perendimor se ky

Submitted by Gjon- (not verified) on

Leonard,

Po cfare e pengon qe ti beje atehere meqe qenka i sigurt se i fiton?  A e ke idene se cfare mendon baza per Edi Ramen? Ketu i vetmi qe nuk tregohet i drejte dhe vepron si Neron jo si Cezar eshte Edi Rama qe nuk respekton askend. Kushdo qe guxon ta kritikoje kthehet ne armik, ja kjo eshte dialektika e komunikimit te tij.

Cilat jane gjerat e sakta? Merri nje nga nje ministrite e me thuaj se cilat jane keto gjera te sakta qe kane bere. Emerime pa kriter e pa profesionalitet, arrogance, paaftesi ja keto jane disa nga tiparet dalluese te qeverisjes. U premtua se do te kishte konkurse dhe meritokraci dhe perfunduam ne zullume pa fund me punesimet.  Ai ka horizont autokratik qe nuk perkon aspak me horizontin europian por me teper me ate te Erdoganit. Po te kishte qene i zoti do te kishte qullosur ndonje gje ne Europe si shume shoke e kolege te tij e jo te shkonte ne Shqiperi i joshur nga lemosha e Fatos Nanos.

A nuk te ben aspak pershtypje konfliktualiteti deri ne harbuteri qe ka Edi Rama ne cdo rast dhe per cdo argument? Kjo e ka cuar ate qe te mos kete me asnje shok te moshes  se tij por te shoqerohet me servilet 25-30 vjecare te Sorosit.

Nuk po te permend menyren skandaloze te komunikimit neeper zonat e ndryshme elektorale kur behej fjale per opziten dhe kandidatet e saj.

Pershtypja ime eshte se me te ashtuqujturen rilindje kemi rene nga shiu ne bresher. Ti thua qe po behet shtet po mua me duket se po behet diktature.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.