Isa Boletini drejt Mitrovicës. “Do të bëhet vendosja e eshtrave në arkivole dhe nga fshati Veriq do të nisen për në Mitrovicë”, raporton “Koha Ditore”

Duket se ka marrë fund “ëndrra” e shumëkujt për të rivarrosur eshtrat e Isa Boletinit në Vlorë. E bashkë me të edhe ideja e ceremonialit të madh, që parashikonte itinerarin e Bletinit nga Kosova në qytetin jugor të Shqipërisë. Sipas “Koha Ditore”, nesër do të kryhet zhvendosja e eshtrave të Boletinit në Mitrovicë. “Në ceremoninë që do të mbahet në fshatin Veriq, tek lagja Boletini, të Komunës së Istogut, (ku kanë qëndruar eshtrat në vitet e fundit), do të bëhet vendosja e eshtrave në arkivole dhe nga aty do të nisen për në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e Enver Boletinit dhe Nexhmedin Boletinit. “Në këtë ceremoni, përveç familjes së ngushtë dhe të gjerë, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore Arsim Gërxhaliu, pjesëtarë të FSK-së dhe Policisë së Kosovës, që do ta bëjnë bartjen e eshtrave”, raporton “KD”.
http://koha.net/?id=27&l=60520
s.z
Comments
Mendja me normale, shtron
Mendja me normale, shtron pyetjen: A do jene ne vendosjen e trupit te Isa Boletinit ne Mitrovice, ata qe ideuan varrosjen ne Vlore?
A do te mundnin te lexonin fjalimet e pergatitur per ne Vloren e pavarur prej 1912-es, edhe ne Mitrovicen qe e fton birin e vete ,ne gjirin e saj?
Isaja e ka vendin ne
<p>Isaja e ka vendin ne Mitrovice.</p><p> </p>
Add new comment