Kandidati i shumicës në Tiranë, Veliaj: “Te diga e Liqenit nuk do ketë më leje ndërtimi”. Ndonëse pranon se “ndërtimi te diga e Liqenit u ndalua falë presionit të qytetarëve”

Kandidati i shumicës për Tiranën, Erion Veliaj, ka bërë sot një premtim që është i rëndësishëm e që do mbajtur shënim. Veliaj është shfaqur i prerë teksa ka deklaruar se nëse ai zgjidhet kryetar bashkie i Tiranës, nuk do të ketë më ndërtime te zona e Liqenit Artificial. “Për këtë është shumë e rëndësishme të jemi të qartë dhe të mos bëjmë retorikë. Meqë kemi folur troç për ndërtimet te diga e Liqenit, një ndërtim që u ndalua falë presionit të qytetarëve, ta themi sot qartë e ta dëgjojnë shumë mirë edhe populistët dhe pseudopolitikanët dhe të 5 kandidatët e SHQUP-it: Te diga e Liqenit nuk do ketë më leje ndërtimi. Pikë! E kam thënë 100 herë dhe e them 101 herë dhe sa herë që duhet të dëgjohet”, deklaroi Veliaj. Ai ka pranuar gjithsesi se pezullimin e ndërtimit te Diga e Liqenit, nuk e bëri as qeveria, që në fund të gushtit 2014, me një VKM ndaloi ndërtimet në të gjithë territorin, përveç këtij te Diga e Liqenit.
http://shekulli.com.al/p.php?id=268205
s.z
Comments
Dmth ky po thote qe nuk do te
Dmth ky po thote qe nuk do te kete me te tjera, se cfare jane dhene jane dhene. Kjo eshte akoma me kriminale se leja e lulit. Sepse nderton njeri dhe te tjeret hic. Dmth i ben dhe nder atij qe e nderton qe te shesi rehat pa konkurenc
Kjo eshte histori e vjeter.
<p>Kjo eshte histori e vjeter. Nis Bashkimi nje pallat dhe bllokohen tere te tjeret. Qe te shesi pak Bashkimi rehat. E kuptoni?</p>
Add new comment