Rihapet universiteti i Sarandës. “Një lajm i madh për sarandiotët”, thotë Kokëdhima. A do të ketë një universitet edhe në Himarë?

Postuar në 03 Qershor, 2015 12:02

Kaq ishte. Një kontroll, një urdhër mbylljeje masiv dhe universitetet që ishin ngado po rikthehen. Një vend që nuk arrin dot të disiplinojë as tekstet e kopshteve, i lejon vetes të miratojë “planin e përhapjes” në të katërta anët e atdheut, të universiteteve. Ja se çfarë thotë Ministria e Arsimit për Universitetin motak të Sarandës, edhe ky i mbyllur më 2013-ën. “Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla njoftoi gjatë një takimi të ditës së sotme me studentë e pedagogë në Sarandë, vendimin e Ministrisë së saj për t’i dhënë kuota të reja Universitetit të Sarandës për vitin mësimor 2015-2016. Kjo erdhi pas inspektimit final të komisionit të Vlerësimit të Drejtorisë së Arsimit të Lartë pranë kësaj Ministrie, i cili konstatoi se, Filiali i Universitetit të Tiranës në Sarandë gjatë vitit të fundit, ka korrigjuar mangësitë kryesore të vërejtura një vit më parë dhe ka arritur standardet, që i lejojnë këtij Universiteti të rifillojë aktivitetin akademik”, raporton “Mapo”. Dhe pak më poshtë: “Këtij lajmi i gëzohej së tepërmi edhe deputeti socialist i Sarandës Koço Kokëdhima, i cili shkruante se “ky është një lajm i madh për sarandiotët dhe për banorët e fshatrave e qytezave përreth”. Mirë standardet u arritën, po sarandiotët pse do gëzoheshin xhanëm? Po për himarjotët e qeparotasit kush po mendon? Sidomos tani që u bashkuan me Labërinë dhe aq më tepër që siç tha kryeministri “janë njerëz të çuditshëm”(http://www.mapo.al/2015/06/rihapet-universiteti-i-sarandes)...

s.z

 

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Po ne Barbullush a do te hapet nji universitet ?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.