Blic tallet me deklarimin e pasurisë së ministrit Kuçi: ka vetëm 370 euro kesh, prag falimenti!

Gazeta Blic e Kosovës ka ironizuar ministrin e Drejtësisë Hajredin Kuçi, njeriun e dytë më të rëndësishëm në PDK-në e Hashim Thaçit. Sipas saj, Kuçi është pranë kolapsit financiar, pasi
në formularin e deklarimit të pasurisë ka deklaruar se ka vetëm 370 euro para kesh, ndërkohë që ka detyrime shumë të mëdha ndaj bankave: Katër kredi, që kapin vlerën e më shumë se 24 mijë eurove.
Kuçi edhe pse nuk ka para kesh, punon në katër vende pune, ku përveç detyrës ministrore merr rroga në tri universitete, në dy publike dhe një privat, me një total të ardhurash 33 mijë euro në vit, pa llogaritur pagën e bashkëshortes.
a.k
Comments
Do jete gabim. Me siguri ka
<p>Do jete gabim. Me siguri ka dash me e shkrujt shumen me fjale dhe jo me zero, per te qene me i lehte leximi, por duhet te kete harruar gabimisht numerorin "mije" pas shifrave 370. Shkur muhabeti ska pse te mos i kete 370 mije Euro. </p>
Add new comment