Tony Blair refuzon 125 mijë paund për të folur 20 minuta për urinë, kërkon 330 mijë

Britanikja Daily Mail shkruan se ish kryeministri Tony Blair ka refuzuar të flasë në një konferencë për urinë në botë, mbajtur në Stokholm, pasi organizatorët refuzuan që ta paguajnë 330 mijë stërlina për fjalimin. Për të folur për urinë, Blair kërkonte plot 275 sterlina për një sekondë, në një total 20 minutash. Zyra e Blair thotë se marrëveshja dështoi për shkak se ish kryeministri kishte angazhime të tjera, dhe jo për shkak të çmimit të kripur. Megjithatë, organizatorët deklarojnë se tratativat kanë filluar që disa muaj më herët dhe folësit i janë ofruar 125 mijë paund, por Blair nuk ka pranuar.
http://www.dailymail.co.uk/news/article-3104684/Plan-Tony-Bl...
a.k
Comments
Une, i nenshkruari ..., sot
Une, i nenshkruari ..., sot date..., deklaroj se i besoj justifikimit te publikuar prej Zyres Blair. Zoteria Blair ka qene duke sherbyer Falas ne Tirane, Shqiperi, keto dy vjetet e fundit dhe kjo ishte arsyeja e refuzimit te Leksionit te Stokholmit. Per fushaten e Erjon Veliajt, zoti Blair u dorehoq edhe pej Lindjes se Mesme.
d.v.
Add new comment