Vuçiç: “Do të shkoj në Tiranë me dëshirën për të ndërtuar marrëdhënie më të mira”

Kryeministri serb, Aleksander Vuçiç, ka përsëritur edhe njëherë meszhet bashkëpunuese në raport me Shqipërinë. I cituar nga agjencai turke, “Anadolu”, Vuçiç, ka deklaruar se do të diskutojë me homologun e tij, Edi Rama, edhe çështjet që ndajnë të dyja vendet. “Kjo do të jetë hera e parë në historinë e të dy popujve dhe dy vendeve. Do të shkoj me dëshirën për të ndërtuar marrëdhënie më të mira, për të biseduar për atë që na ndan aktualisht. Jo vetëm Shqipëria ishte e mbyllur pas Luftës së Dytë Botërore, por edhe ne gjithashtu kemi pasur marrëdhënie të çuditshme që askush të mos na vinte, mos vallë jemi më të mirë se të tjerët, jo nuk jemi, jemi të njëjtë. Do të doja që Serbia të jetë më e hapur edhe për investitorët shqiptarë potencial, por edhe të ketë hapësirë për investitorët serbë në Shqipëri”, deklaroi ai. Vuçiç pritet të vizitojë Tiranën brenda javës tjetër.
s.z
Comments
Keshtu flet nji politikan. Si
<p>Keshtu flet nji politikan. Si nji europian e jo si nji sulltan.</p><p>Vetem bisedimet politike sjellin zgjidhje paqesore. Erdoganizmat nuk jane politike, por jane sulltanizma diktatorsh, te cilat Europa i ka likuidue me kohe.</p>
Add new comment