Ministri i Jashtëm rus: “Ngjarjet në Maqedoni janë të kontrolluara nga jashtë. E trishtueshme dhe e rrezikshme që ata po përpiqen të përdorin faktorin shqiptar për këtë qëllim”

Postuar në 21 Maj, 2015 08:45

Atë që që nuk e thotë media në hapësirën shqiptare, duket se e thotë ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov. Qëkurse ndodhën incidentet në Kumanovë, mediat shqipe kanë rendur të flasin për autoritarizmin e Nikoll Gruevskit, për mosrespëektim të drejtash, për plane të tij për të mbulur skandalet etj.. Gjithë pra një përpjekje për të vështruar në ato ngjarje një tjetër shfaqej nacionalizmi liridashës nga pala shqiptare dhe shtypjen sllave nga ana tjetër. Ndërkohë mediat sllave po këmbëngulin se bëhet fjalë për një skenar të orkestruar nga jashtë. Dhe kësaj ideje i përmbahet edhe Lavrov. “Ngjarjet në Maqedoni janë të kontrolluara nga jashtë. Ata po përpiqen të akuzojnë qeverinë e Gruevskit se ajo nuk ka përmbushur detyrimet për popullatën. Këto ngjarje lidhen me refuzimin e Maqedonisë për të mos u bashkuar me sanksionet anti-ruse, mbështetjen e saj për Rrjedhën e Jugut dhe mbështetjen e planeve dhe alternativave të reja për dërgimin e karburantit, përfshirë këtu edhe ‘Turkish Stream’. Është shumë e trishtueshme dhe e rrezikshme që ata po përpiqen të përdorin faktorin shqiptar për këtë qëllim. Shumë vite më parë ka pasur kontradikta serioze dhe më pas nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001. Tani ata janë duke folur për federalizmin e mëtejshëm të Maqedonisë dhe madje sugjerojnë ndarjen e vendit, duke ia dhënë gjysmën Shqipërisë dhe pjesën tjetër Bullgarisë”, tha ai. Që nga viti 1999 e deri më sot, ata që dje u shfaqën si nacionalistë dhe patriotë në hapësirën shqiptare, janë kthyer sot në përfaqësues virtuozë të një sistemi banditizmi të shtetit dhe në përçues të një korrupsioni që po konsumon çdo energji. Ndaj shitja e këtij delli liridashës dhe këtij përdëllimi për të drejtat nuk ecën më. Ajo që bart një të vërtetë në deklaratën e Lavrov është akuza se ngjarjet orkestrohen nga jashtë. Dhe këtë na e konfirmon trashja e zërit nga qeveria shqiptare, që përditë nxjerr dikë të shkruajë për këtë çështje. Mirëpo si do të ndihmojë realisht qeveria shqiptare për situatën në Maqedoni, kur shkelja e të drejtave në Shqipëri është po aq keq sa në Maqedoni? E thjeshtë: qeveria do thotë atë që i thonë ta thotë.

s.z

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Hera e pare qe rust thone tamam te verteten:

“Ngjarjet në Maqedoni janë të kontrolluara nga jashtë. E trishtueshme dhe e rrezikshme që ata po përpiqen të përdorin faktorin shqiptar për këtë qëllim”

Por ma e keqja asht se vete shqiptart rrehen dhe futen ne nji pyll pa krye.

Submitted by Nelo Cipini (not verified) on

Edhe ju media jeni, pse s'na i thate ju keto qe thoni  tani pas pilafit e me tonin e Ban Ki Mun-it ,qe i di te gjitha nga maja e OKB-se.

Dhe shume interesant, c'ne gjithe ky besim tek ruset, qe "thenkan te verteten e vetem te verteten" ..?? Nuk dyshoni fare se edhe ata bejne lojen e tyre? Hic fare ?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.