Heqja e bustit të Skënderbeut: A. Stefani: “Presidenti gënjeu, duhet të ikë”. Gjekmarkaj merr rolin e interieristit të Pallatit të Brigadave dhe shpjegon sallat. “Bust aty nuk ka patur asnjëherë”

Çështja e bustit të Skënderbeut në Presidencë është prekur sot nga dy komentues: Andrea Stefani në “Shqip” dhe Agron Gjekmarkaj në “Panorama”. Stefani i referohet pamjeve filmike që ja bëjnë muuuu, të publikuara së pari nga ResPublica, për të apeluar për largimin e Nishanit: “Në rastin e Nishanit kemi një gabim të mbrojtur me gënjeshtër...Gënjeshtrat e vockla janë tullat e murit të madh të mashtrimit, janë gurët e kalasë së madhe të korrupsionit që duhet shembur, janë frëngjitë e diktaturës së pandëshkueshmërisë. Nga ato frëngji, Presidenti jo vetëm është mbrojtur, por edhe ka sulmuar ata që kanë denoncuar gënjeshtrën e tij. I ka stigmatizuar gënjeshtarë dhe spekulantë gazetarët, mediat. Një akuzë që nuk ofron rrugë të mesme. Ose gabojnë gazetarët ose Nishani duhet të lërë Presidencën. Është luftë për të vërtetën që nuk ofron rrugë të mesme! Ndryshe mjerimi, zhgënjimi, poshtërimi i pret të gjithë shqiptarët. Si këtu e 25 vjet!”, shkruan Stefani. Kurse Gjekmarkaj, i prezantuar shpesh në opinionet e veta si përlavdues i katolicizmit, Skënderbeut, por edhe Skënderbejadës, shfaqet sot me një rol të papritur: duke folur për këtë temë ai bën arkitektin e interierit të Pallatit të Brigadave për të na u betuar se aty ku Nishani thotë që bust nuk ka patur, me siguri që nuk ka. “Personalisht e njoh mirë strukturën e Pallatit Mbretëror, të njohur si Pallati i Brigadave, meqenëse për gati 4 vjet kam qenë pjesë e stafit të Presidentit Bamir Topi dhe, sapo pashë fotografitë e botuara, m’u qartësua gjithçka. Atje janë tri salla. Në atë qendroren rri gjithmonë busti i Skënderbeut, një kryevepër e skulptorit Odise Paskali, që nuk lëviz kurrë dhe krah kësaj salle janë edhe dy të tjera ndihmëse, të ngjashme me të. Darkat shtetërore gjithmonë shtrohen tek ajo kryesorja, kështu për traditë ka ndodhur edhe me atë në respekt të Presidentit turk, i cili ka ngrënë e pirë i ulur poshtë bustit të Skënderbeut. Në pamundësi që këso ceremonish të bëhen mes tavolinash, gotash e enësh, zhvillohen në ambientin ngjitur, ku kurrë nuk ka pasur bust dhe siç mund të ketë ndodhur edhe në raste të tjera, menjëherë pas përfundimit u drejtohen tavolinave në qendër. Aty duhet të ketë pasur edhe të tjerë shtetarë të lartë, si Rama apo Meta, të cilët mund ta konfirmojnë këtë fakt”, shkruan Gjekmarkaj. Çfarë çlirimi nga e vërteta! Mirëpo Gjekmarkaj merret me foton dhe nuk i referohet pamjeve filmike ku dekorohet Napolitano një vit më parë e ku busti është. Por në çdo rast, nëse e vërteta do të ishte kështu siç përpiqet t’i tregojë vetes Gjekmarkaj, Presidenca vetë do të kishte bërë një përgënjeshtrim dhe do të kishte ofruar pamjet e sallave në momentin e dekorimit. Sa për fjalët dhe deklaratat, edhe kur vijnë nga përfaqësuesi i unitetit kombëtar, ato janë aty thjesht sa për të bezdisur miletin që s’ka parë e ça s’ka dëgjuar nga këta “burra shteti”.
s.z
Comments
Dhomen (pa bustin e
<p><strong>Dhomen (pa bustin e Skenderbeut) ku do te dekorohej sulltani Erdogan, e zgjodhi vete presidenti Nishan (tamam nishan).</strong></p>
Po lereni Andrean te vazhdoj
Po lereni Andrean te vazhdoj rreshtoren e Oborrit te shkolles ushtarake, se ai as sot e kesaj dite nuk e di se Skender eshte emri musliman i Gjergjit, dhe pas Skenderbeu, o Andrea, eshte Skender Beu, Skender Bej...!
Heroi Kombetar nuk fshihet, por ju keni frike mos behet me i madherishem se Kumandari, Enverinua!
Erdogan mbase nuk e ka aq qejf Gjergjin, por e sigurt eshte se Pluralizmi nuk e sheh dot me sy Enverin: atehere, pse e shfaqni foton e enverit ju?!
Stefan andrew, nese zgjedh dike tjeter nga fqinjet ballkanas perpara aleatit Turqi, eshte zgjedhja jote, por thuaje kete, te lutem.
Add new comment