Shënim: Veliaj në fushatë edhe me historinë e vet, dëshmi e “ëndrrës shqiptare”

Kandidati i PS-së për Tiranën, Erjon Veliaj, ka qenë sot në panairin e punës, ku në cilësinë e ministrit të Mirëqenies Sociale ka folur për sfidat dhe mundësitë e punësimit. Veliaj adopton një teknikë komunikimi që mund të thjeshtohet në një rregull: thuaj diçka, mjafton që të duket sikur e beson edhe vetë. Dhe me këtë rast ka rrëfyer diçka nga historia e jetës së vet, që përcillet si dëshmi se edhe “albanian dream” ekziston. “Unë punën e parë nuk e kam pasur ministër as drejtues. Punën e parë e kam pasur edhe kamarier, edhe shitës ambulant, edhe fadromist për të hequr borën kur isha student dhe më vjen mirë që në këtë panair ka të rinj që besojnë te fabula e njerëzve që bëhen vetë, sesa si ai drejtori i portokallisë, i cili në fakt është një parodi dhe jo një shembull suksesi që është në pritje që drejtorillëku t’i vijë nga qielli. Të rinjtë që nuk i bëjnë bisht punës, që punojnë në hoteleri turizëm, që punojnë në call center, fason, bankë edhe kombani sigurimesh, dua t’i them vetëm një fjalë; Respekt, Respekt!”, tha Veliaj, i cili e nisi detyrën e ministrit me një akt të ngjashëm me atë të një asistenti urgjence, teksa ndihmoi një fëmijë rom. Sesa mund të besohen këto fjalë që na thotë kandidati, ose ministri, kjo është çështje personale, çështje zgjedhjeje. Mundet që ministrit t’i ketë rënë bretku me punë si ato që përmend dhe askush nuk ka të drejtë ta gjykojë. Por për karrierën politike, si veprimtari me përgjegjësi dhe pasoja publike, kanë të gjithë të drejtë të gjykojnë. Në Shqipëri jetojmë, shohim, njohim, flasim me njerëz dhe mund të themi pa droje se karrierat politike janë akses i dhuruar, i katapultuar. Sidomos në PS. Të kujtojmë qeverinë “Meta” të vitit 2000-2001. Ministra që ishin shokë të Ilir Metës, djem të rinj, 30-vjeçarë, që u bënë politikanë se kështu donte Ilir Meta, apo se kishin dhuntinë që “dukeshin nga PS”. Më tej, vetë ish-kryeministri Pandeli Majko, do të deklaronte në fjalën e mbajtur në garën për kryetar partie përballë Fatos Nanos se: “shpresoj që të kem qenë edhe zgjedhje përveç se zgjidhje”. Po kështu me qeverinë “Nano2”, kandidatët për deputetë(jo të gjithë kuptohet) dhe më tej tani me Aleancën e Shqipërisë Europiane. Nëse hidhemi djathtas, për Lulzim Bashën nuk vlen të shkruhen as dy rreshta, pasi zotëria në fjalë nuk ka karrierë, por emërim. Të paktën deri më tani. Ndaj t’u drejtohesh të rinjve shqiptarë se ka një rrugë suksesi në Shqipëri, duke marrë për shembull veten, kjo mund të pranohet vetëm nga “morali” i militanit, që t’i fal të gjitha se udhëhiqet nga parimi: Ky është i Yni. Llogaria është më e thjeshtë: çfarë mbetet te z. Veliaj po të heqim karrierën politike? Po të pyesim p.sh për z. Rama, megjithë problemet, do pranojmë se kemi një pedagog universiteti, një njeri me angazhim të hershëm publik etj.. Njësoj për Berishën, njësoj për Nanon, apo edhe për rivalin e z. Veliaj, Halim Kosovën. Megjithatë nuk do paragjykuar askush, pasi ndoshta providenca mund të na rezervojë një surprizë të bukur në Bashki. Vërejtja është që fushata të jetë pak më e vërtetë. Fundja nuk po kërkon kush, të paktën deri më tani, që edhe Bashkia e Tiranës të Rilindë, por thjesht të futet “në drejtimin e duhur”.
s.zaimi
Comments
Ne rastin e Veliajt po te

Ne rastin e Veliajt po te heqesh politiken nuk ke asgje. Kaq e thjeshte eshte. Jeta e tij ka qene vetem e vetem politika ku Edi Rama po ua imponon me zor socialisteve qe jo vetem nuk e duan, por e urrejne.

Veliaj ideoi dhe ndertoi

Veliaj ideoi dhe ndertoi organizaten me te njohur dhe me aktive ne Shqiperi per 5 vjet, ndersa profesori dhe ekonomisti kaluan direkt nga fakulteti ne zyren e ngrohte dhe sallen e leksionit te parapergatitur nga babai. Eshte budallallek simpatik qe pune te quash vetem rrogetarine e diktatures.

Korrigjim: Me leket qe Edi

Korrigjim: Me leket qe Edi Rama u merrte ndertuesve te Tiranes, Erion Veliaj mbajti gjalle per 1-2 vjet nje organizate qe ishte risi ne Shqiperi por e kopjuar nga simotra ne Evropen Lindore, e cila rrezoi Fatos Nanon nga pushteti dhe solli Ramen ne krye te PS. Qe nga ajo kohe Mjaft de facto pushoi se funksionuari dhe Erion Veliaj u be nje nga zarat e shumte te Rames ne parti.

Veliaj ideoi dhe ndertoi

Veliaj ideoi dhe ndertoi pseudo-organizaten me te njohur dhe me aktive ne Shqiperi per 5 vjet me fondet e supermasonit Soros, mjafton kjo per te gjykuar sa njeri i dobishem eshte Veliaj ne shoqeri.

Nje imitim i rendomte i

Nje imitim i rendomte i "american dream" ne "endrra shqiptare. Eh sa larg qe jane nga njera tjetra shoku..........

Si gjithmon na mbyti

Si gjithmon na mbyti mentaliteti fshataresk lindor nuk është keqë të vini në jetë INAT KIJE POR JEPI HAKUN dhe keni për të parë se sa mirë do ndiheni

Si ka mundesi te mashtroj

Si ka mundesi te mashtroj kaq bukur, pyesin njerezit.

Ne te gjithe e dime se Erijon Veliaj po genjen, dhe prape rrijme dhe e degjojme!

Ne te gjithe e dime se vetem e verteta nuk rri dot ne gojen e tij, dhe prape, pikerisht ate zgjodhi Edi Rama;

Ne e dime se cili ka qene Erjon Veliaj, si quhej, nga vinte, paskujt shkonte,

dhe prape, rrijme e presim se cfare do ndodhe me kete fushate...

Per te mbeshtetur Veliajn, Rama tregoi si intimitet se, pasi ai lyeu me boje manushaqte fasadat e pallateve me pamja nga Sheshi, cmimet e tyre u dyfishuan dhe u trefishuan menjehere!!!

Merreni me mend se sa genjeshtra do dogejojne nga Veliaj deri sa te marre mandaten ne qershor...!

Po po po...! Sa genjen ky njeri! Mos o Zot...mos e ndeshko Tiranen!

Add new comment