M. Nano i përgjigjet lexuesit Albi

Lexuesi Albi ka lexuar shkrimin tim me titull ‘Wollfarth-i ka të drejtë lidhur me Spahiun. Por …’, dhe nuk është në një mendje me mua lidhur me diçka. “A është e drejtë që personat me post politik të bëjnë politikë??? Ti as nuk e di çfarë shkruan. Apo jo Muç?”, thotë ai. Mirëpo Albi ose s’më ka kuptuar, ose bën sikur s’më ka kuptuar. Askush nuk e pengon Sali Berishën të sillet si shef i maxhorancës, rrjedhimisht të thotë ndonjë gjë në adresë të kundërshtarit të vet, por puna është se këtë gjë nuk duhet ta bëjë në zyrën e kryeministrit. Në zyrën e kryeministrit ai është thjesht kryeministër, dmth paguhet me paratë tona për të qeverisur vendin, e jo për të sharë Edi Ramën, prokuroren, presidentin, Kreshnik Spahiun, etj. Ndërsa kryetarja e parlamentit, sipas ‘deontologjisë’ së postit që mban e sipas praktikave në vendet normale të botës, nuk duhet të ngatërrohet haptazi me dialektikën maxhorancë-opozitë. Pseja është e thjeshtë. Ajo është kryetarja e parlamentit, e të gjthë parlamentit, e maxhorancës dhe e opozitës, e prandaj duhet të sillet në mënyrën më të balancuar të mundshme në të gjitha shfaqjet publike. Përsa kohë është në atë post, kuptohet.
Sa më sipër nuk është se po i shpik unë. Këto i thotë logjika më së pari, dhe teoria e praktika e demokracisë liberale më së dyti.
Comments
Jam shume, shume dakort me

Jam shume, shume dakort me zotin Mustafa Nano....pa diskutim...por une doja te shtoja se talebani qe me vota te vjedhura u veteshpall kryeminister e qe sigurisht paguhet me parate tone (me falni per shprehjen: sepse vete nuk ka bythe, as tru, te beje para si gjithe bisnesmenet e botes me zotesi e tru, por vjedh e vret e shkaterron perdite pasurine e vendit), akoma nuk e ka te qarte cfare eshte kryeministri, administrator apo le ta quajne manager per ekonomone e nje vendi...ky kriminel e vrases di vetem te genjeje e te shaje njerezit me te urte e me te mencur qe ka ky vend.

Jo or ti jo, kryeministri

Jo or ti jo, kryeministri eshte post politik jo administrativ. Ne cdo moment te tijin ai vepron politikisht, edhe kur replikon me kundershtarin edhe kur prezanton projekte a inaguron rruge, ai prap sillet politikisht.

Harrove Ramen qe shante gjithmone Dr. Rrumpallen kur inaguronte rruge ne Tirane? E shef se si ka filluar te sulmoje Obama republikanet ne cdo dalje te tijen, qofte ne Shtepine e Bardhe qofte jashte saj? E shef Boehner-in si del e flet perhere nga Kongresi kunder vendimeve te Obames per buxhetin? Sepse POSTI I TYRE ESHTE POLITIK. Ty mbase nuk te pelqen gjuha qe perdor, e ketu bashkohem me ty, apo fakti qe te kundershton messian tende, po ata nuk po bejne asgje jashte postit te tyre.

Dhe ajo qe ishte me e cuditshme ishte qe kaloje nga nje argument tejet i dobet, ne nje pa sens fare, ku ofendoje ambasadorin per dicka per te cilen vete nuk ke asnje siguri.

Si gjithmone Struci nuk di ca thua. Me mire fillo si reporter i thjesht lajmesh e lerja analizen Zaloshnjes se ai dy gjera me shume se ti i di.

Zoti Nano, ambasadorit

Zoti Nano, ambasadorit Wohlfahrt ia perecjellen vleresimin tende per te. Ai pyeti se kush e ka shkruar ate shkrim dhe kur ia permenden emrin tend, atij nuk ju kujtoheshe. Mirepo, kur i thane se ai eshte ai analisti politik te cilin e quajne edhe Erion Braqe, atehere iu kujtua se je ti dhe vetem qeshi. Nuk reagoi fare.

Add new comment