Keqpërkthimi i një mesazhi dhe TVSH-ja pa asnjë koment gjatë vizitës së madhe. I pari gabim, e dyta skandal

Postuar në 22 Shtator, 2014 03:48

Dy stonime nga vizita e Papës, sigurisht jo të së njëjtës madhësi e peshë, kanë rënë edhe në syrin e publicistit Ardian Vehbiu. Në blogun e tij ai shënon mesazhin papnor të shkruar në Librin e Shënimeve në Presidencë, që është përtkhyer shtrembër. Papa shkruan: “Al nobile popolo albanese, con il mio rispe[t]to e ammirazione per la sua testimonianza e la sua fraternità per portare avanti il paese”. Ndërsa përkthimi lexon: “Popullit fisnik shqiptar, falnderimi im e mirënjohja per dëshminë e tij e për vllazërimin dhe per ta çuar përpara në paqe”. Kuptohet që fjala paese është përkthyer në “paqe” dhe jo në “vend”.

Por edhe më dramatik është fakti që vizitën e Papës, televizioni publik shqiptar e transmetoi drejtpërdrejt, nga fillim në fund, pa asnjë lloj komenti e sqarimi. Mbase shumëkujt nuk i shkon më telekomanda tek TVSH, por ja që Vehbiut jashtë shtetit(më saktë bashkëautorit të blogut: Pishak Zhgaba)i vajti, dhe i bëri shumë përshtypje.

 

Më gjerë në blogun Peizazhe të fjalës

 

a.k

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>Perderisa askujt ne Shqiperi s&#39;i ka rene ne sy kjo gje, kjo do te thote se RTSH-ne askush nuk e sheh. Per pasoje une mendoj, qe perderisa ai transmeton pa zë, le te provoje te transmetaoje pa zë dhe pa figure.</p>

Submitted by Enzio (not verified) on

<p>Faleminderit per informacionin! Ky eshte nje skandal i patolerueshem, dhe ju, gazetaret, duhet ta denonconi kete dhe te mos e lini pa u vene re kete ngjarje skanadaloze!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.