Nuk ka heronj në këtë historinë e Fullanit

Postuar në 05 Shtator, 2014 16:58
Mustafa Nano

Lajmi mbi arrestimin e Ardian Fullanit ka provokuar, në një mënyrë disi papritur, një entusiazëm popullor që në këto momente të para është shprehur në rrjetet sociale. Sigurisht, ka dhe njerëz që janë dëshpëruar e që me gjasë nuk do të ngurojnë në ditët në vijim t’i dalin në mbrojtje Fullanit, e të denoncojnë prokurorët, por duket se kjo ngjarje është pritur mirë nga opinion publik. Dhe ky entusiazëm nuk ka të bëjë me Fullanin. Ka të bëjë me një provë besueshmërie të dhënë prej Prokurorisë. Kështu ëhstë perceptuar.

Të paktën, kjo është mënyra se si po shihet kjo punë, gjë që duket tek heroizimi që po i bëhet prokurorit Ramadan Troci, që ka përgatitur e firmosur kërkesën për arrest të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Tonet përshëndetëse të opinionit publik janë ndoshta me vend, por heroizimi që po i bëhet një prokurori të vetëm është një gjest i ngutshëm. Së pari, prokuroria është një institucion që funksionon në mënyrë të centralizuar, dhe për çdo rast, sidomos për këtë rast, janë eprorët që miratojnë, në mos inkurajojnë e urdhërojnë kryerjen e veprimeve të ndryshme. Sikur prokurorët të meritonin lëvdata në këtë histori, krahas emrit të Ramadan Trocit do duhej të viheshin dhe emrat e Adriatik Lallës e të Petrit Fushës.

Mirëpo, nga ana tjetër do duhet të prresim për të lëshuar lëvdata. Ky është thjesht një urdhër ndalimi për një të akuzuar, por prokurorët do meritonin lëvdata në fund të procesit, kur ata të kenë dhënë prova se e kanë kopsitur mirë të gjithë akuzën e kur nuk do të kenë lënë asnjë alibi për gjyqtarët, të cilëve mund t’u qëllojë ta shqyrtojnë këtë çështje në seancë gjyqësore.

Tani për tani mund të thuhet veç një gjë: Ky veprim i prokurorëve është një sinjal shpresëdhënës. Kaq.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Me nje demtim apo defiçit ose sufiçit para viteve 90 perfundoje brenda .Institucioni i bankes i drejtuar nga Fullaneria me veprimin e tyre kane shkaktuar nje dem 355 000 hjere me te madh Edhe atehere prokurori te akuzonte ,gjykatesi te denonte dhe burgu te priste te ishe ç te ddoje .shites ,magazinier ,puntor inxhinier ekonomist berber etj Pse sot e beni kaq te veshtire te marresh dhe te shlyesh denimin e merituar per nje dem te shkaktuar

Submitted by olsi (not verified) on

Harrojne njerzit te marrin fryme me shkrime te tilla! Titull tjeter e mbyllje tjeter.
Je nje nga nismetaret "me çdo te keqe kundra Saliut"  dhe si i tille duhet te heshtesh! Cdo te mire do i gjesh nje te keqe burranec kafesh???

Ai prokurori e ka edhe per egon e vet se e ka ne dore ta beje kaq dhe pike. Brrockulla ti, mbase brrockulla edhe prokurori, por po ti vej ne peshore ... ke thene me shume ti

Submitted by VFLP (not verified) on

Pikerisht,

"Ky është thjesht një urdhër ndalimi për një të akuzuar, por prokurorët do meritonin lëvdata në fund të procesit, kur ata të kenë dhënë prova se e kanë kopsitur mirë të gjithë akuzën e kur nuk do të kenë lënë asnjë alibi për gjyqtarët, të cilëve mund t’u qëllojë ta shqyrtojnë këtë çështje në seancë gjyqësore."

Mos jeni kthyer pak ne rolin e Fevziut ne kete paragraf? Lajmes, akuzues, gjykates, ekzekutor njekohesisht?

Submitted by Ilir (not verified) on

Per cfare heronjsh, e kishte mbushur kupen dhe vinte ERE sa edhe ata vete nuk kishin se cfare ti  benin plus , Kane Kenduar Brigada qe Eshte Brenda. Por nuk shkon gjate, qameti brenda 1-2 vjetesh del per sjellje te mire, Amnisti, per procedure...eshte thjesht SHOW.

Submitted by Anonim (not verified) on

Po kur dilte nje gazetare e mirenjohur e TCh, Monika Stafa, tyryfylja, e thoshte qe jam krenare per heroin tone  Trocin se ai eshte me origjine nga katundi im , kesaj cfare ti thuash? Eshte e pamundur te mos e dhjesesh kur flet vend e pa vend, edhe kur s ke ndonje gje te hajrit per te thene.

Submitted by Arat (not verified) on

Nga lloji komentit dukesh qe je gazetar, por nga ata qe nuk dine te artikulojne mire ne Shqip!
"Po kur dilte nje gazetare e mirenjohur" presupozon qe nuk do t'ja shkruash emrin. Kur shkruan emrin e marrim vesh vete e kujt media dhe sa e njohur eshte.
Me pak fjale ti ke ngel ne provimet e klases se 8-te

Submitted by Ilir (not verified) on

Nje ane tjeter kjo esht si loja e SHAHUT  u Vra "Santos" "Mister" nuk dihet " por bindjet mund te jene per Doren e Saliut.....si kunderpeshe Rama gjeti Rastin dhe Goditi Fullanin......nuk e vrau por  e  Rrasi Brenda....................

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.