Mandati i Kokëdhimës

Partia Demokratike ka deklaruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar heqjen e mandatit të deputetit, Koço Kokëdhimës. Motivi gjendet në nenin 70, pika 3 të Kushtetutës, i cili përcakton se: “Deputeti nuk mund të kryejë asnjë veprimtari fitimprurese që buron nga pasuria e shtetit apo pushtetit vendor dhe as të fitojë pasuri të këtyre”. Kurse në pikën 4, ky nen i Kushtetutës përcakton heqjen e mandatit të deputetit “në rast se shkelet pika 3 e tij”.
PD-ja i referohet 170 e më shumë tenderëve të fituar nga “Abissnet”, shoqëri e Koço Kokëdhimës që merret me shërbimin e internetit. Shoqëria “Abissnet” i është përgjigjur ndër rreshtat e “Shekulli Online” me një përgënjeshtrim ku rëndësi i jepet dy fakteve:
1. “Abissnet” nuk është më në duart e Koço Kokëdhimës që prej 6 shkurtit 2014
2. “Abissnet” ka "luftuar me forcat e saj", me procedura tenderimi sipas rregullave dhe ka arritur të fitojë me çmim të ulët në shumicën e tyre.
Nuk jemi në gjendje për të analizuar saktë e në detaje pikën 2 (në shtete si Franca ka gjykata të posaçme për të bërë këto verifikime financiare, siç ka ndodhur në rastin e Serge Dassault, një miliarder francez, të cilit iu hoq mandati, sepse kishte influencuar votën duke falur para disa të varfërve në zonën e tij elektorale!!!).
Por në lidhje me pikën 1, i hodhëm një sy të shpejtë faqes së QKR-së, ku kërkuam gjendjen aksionere të shoqërisë : “Abissnet”. Ja çfarë gjetëm:
1. Më 7 shkurt 2014, “Abissnet” kalon në pronësi të shoqërisë “2K Group”, në kuotën 100% të aksioneve. Ortaku i mëparshëm ishte Koço Kokëdhima.
2. Më 23 tetor 2013, shoqëria “2K Group” kalon në duart e tre aksionerëve të rinj. Deri më këtë datë shoqëria ishte e tëra nën pronësinë e Koço Kokëdhimës.
Aksionerët e rinj janë:
a) Enkeleda Pura, e cila tashmë zotëron 35% të aksioneve.
b) Herjeta Deliaj, që zotëron 30% të aksioneve.
c) Ylli Alimemaj, i cili zotëron 35% të aksioneve.
Kush janë këta të tre? U informuam në ambientet e “2K” dhe rezulton se të tre janë të punësuar të Koço Kokëdhimës në rolet e mëposhtme:
Enkeleda Pura është drejtoresha e Burimeve Njerëzore
Herjeta Deliaj është juriste dhe Ylli Alimemaj është financier.
Jemi të mendimit që “Vodafone” duhet të punësojë Koço Kokëdhimën në reklamën e fundit të zemërgjerëve.
P.S: “Abissnet” ka një kapital prej 5 miliardë lekë të vjetra, ndërsa “2K Group” prej 300 milionësh. Bëjini vetë hesapet.

Comments
Dhe sipas jush, duke qene se

Dhe sipas jush, duke qene se aksionet kane kaluar ne duart e Enkeleda Pura,drejtoresha e burimeve njerezore, Herjeta Deliaj juriste dhe Ylli Alimemaj financier, kjo ligjerisht pranohet se jane aksionet e Kocos? Me sa dihet, keta persona jane jashte familjes se Kocos dhe eshte krejt normale qe te tilla aksione te blehen nga persona qe kane mbajtur kompanine ne kembe. Ku qendron ketu thyerja e ligjit?

Absolutisht nuk shoh thyerje
Absolutisht nuk shoh thyerje te ligjit tek kalimi i aksioneve. Por do te duhej te paraqiteshin vlera e aksioneve ne shitje (qe nuk perkon detyrimisht me vleren e kapitalit ne QKR) dhe te provohet a ka pasur kalim real te aksioneve. Apo po flasim per nje kalim fiktiv?
Cfare eshte kalim real? Duhet te kete prove te transaksionit financiar. Por edhe ne rast se provohet qe kane kaluar para ne shkembim te aksioneve do te duhej qe te provohet ligjshmeria e parave te zoteruara nga tre punetore te thjeshte te shoqerise.
Sipas mendimit tim, nqs ka

Sipas mendimit tim, nqs ka nje prokure qe dikush i shet psh shtepine dikujt tjeter, noteri shenon ne akt-shitje vleren monetare qe bleresi i jep shitesit, dhe nga momenti qe firmosin te dy palet ne akt-shitje, shitja quhet ligjerisht e perfunduar dhe noterin nuk e ha shume meraku ne se bleresi i dha parate ose jo shitesit. Edhe sikur asnje lek te mos i jape atij, shitja quhet e perfunduar. Nqs psh bleresi deklaron qe do ti jape leket pas nje kredie te mundeshme duke rene dakord me shitesin dhe sapo del nga zyra e noterise i ndodh nje aksident automobilistik, nuk ka asnje mundesi se si shitesi ti marre parate, kurse pasuria e patundeshme nuk eshte me ligjerisht ne duart e tij. Prandaj ne syte e ligjit ky eshte transaksion i ligjshem. Eshte tjeter pune qe zyra e taksave duhet te ndjeke dhe gjeje burimin e pareve te bleresit dhe ti kerkoje atij te provoje burimin e te ardhurave te tij. Por kjo nuk ka te beje me me ate qe shiti.

Kokedhima eshte deputet dhe

Kokedhima eshte deputet dhe shitja duhej te behej pas vleresimit dhe me njoftim publik.Pastaj parate duhej te kalonin vetem me banke . Ky eshte ligji per kalime pronesie.

Nese kjo nuk ka ndodhur kemi te bejme me fshehje pasurie dhe duhet te merret me te seksioni i krimit ekonomik.

Nuk nderoheni duke mbrojtur shkelesit e ligjit. Nese do te besh avokatin e Kocos shko e beje ne gjykate sepse atje e ka vendin ky krim i paster.

Nuk me ha meraku se si do

Nuk me ha meraku se si do mbrohet Kocua nga sulmet e Berishes dhe as avokatia eshte profesioni im. Por eshte e qarte qe shkeljet qe i ka bere akuzuesi Berisha cdo lloj ligjshmerie ne Shqiperi jane te pakrahesueshme me "shkeljet" e Kocos nqs jane te tilla. Nga njera ane kemi nje demon te se keqes (Berisha e company), nga ana tjeter kemi nje ish afarist te perndjekur nga Berisha gjate gjithe historise se tij. Ne kete kuptim une jam kunder demoneve te se keqes. Kur Berisha te vihet ne pranga per kater njerez qe vrau ne Tirane, kur Berisha te jape llogari per nje gerdec, kur Berisha te jape llogari per te keqen e madhe qe i solli ne vitin 1997 me grabitjen e pasurise monetare te shqiptareve, atehere le ti kthejme syte ndaj keqberesve qe ndezin duhan pa leje.

Eshte interesant
Eshte interesant kendveshtrimi i njerezve te Kocos. Se edhe pse e jepte ajo 14-vjecarja sarandiote pa leke nuk ishte faji i juaj.
Eshte me interesant

Eshte me interesant kendveshtrimi i kundershtareve te Kocos qe edhe nje logjike te thjeshte nga pozita asnjeanese e konsiderojne medoemos si "perkrahes" te Kocos. Une prisja nje kundershtim me argumente afersisht po juridike ashtu sic e parashtrova me lart

edhe ekonomisti me i dobet ne

edhe ekonomisti me i dobet ne bote mund te provoje qe kalimi eshte fiktiv. Ku i moren leket keta qe blene 5 miliarde kompanni? Nga te punesuar ne mogule biznesi mund te ndodhe vetem ne nje shtet mafioz si ky yni..

Kjo eshte si puna e Berishes,

Kjo eshte si puna e Berishes, de jure ai nuk eshte me kryetar i PD, por de facto ai ben ligjin aty.

Me parimin: "sulmo, sulmo se

Me parimin: "sulmo, sulmo se dicka do te dale" nuk mund te shkohet kerkund. Nuk jam ne dijeni te transaksioneve financiare, ato pak me interesojne. Ajo qe me intereson mua si zgjedhese eshte qe deputetit qe po perfaqson me se miri zonen time elektorale, po sulmohet pa fund, nga te gjitha krahet. Sikur te mos mjaftonin sulmet vulgare e te pacipa te Saliut, tani kemi dhe te tjere qe per interesa meskine te momentit po i bejne fresk ketij te fundit. Ne 23 vjet demokraci, nga zona ime elektorale kane kaluar deputete te cileve s'u mbahet mend as emri e as fytyra. Rralle dilnin e flisnin ne parlament per kete zone, e aq me teper te degjonin hallet e zgjedhesve. I vetmi qe po punon dite per dite, cep me cep e zgjedhes me zgjedhes, po luftohet me te gjitha menyrat. E perse? Te gjeje valle vend shprehja popullore: "pema qe ka kokra gjuhet gjithmone me gure"?! Apo zilia e mllefi po erresojne gjykimin e politikaneve e mediave mbeshtetese?!

Tani pas rastit KK keni

Tani pas rastit KK keni zogun ne dore te permiresoni ligjin pa harruar (kjo per te zellshmin apo aktivin Braçe) Qe edhe ish kompanive u ndalohet me ligj te perfitojne nga shteti derisa ish pronari eshte ligjvenes. Per te luftuar favorizimet klienteliste.

Gjykimi i juaj eshte sa

Gjykimi i juaj eshte sa primitiv dhe aq kriminal : eqense beri Saliu krime dhe nekemi te drejte te bejme. Edhe aliu mund te thote qe me qenese bene krime paraardhesit (PP dhe PS me Nanon) bera dhe une dhe keshtu vazhdoni dhe ju (sic dhe e kni nisur me korrupsionin-po me ata te Saliut).

Krimi eshte krim dhe duhet denuar kur e ka Ligji.

Add new comment