Mbingarkesa në rrjet, CEZ: Ndërprerje në gjithë vendin

Edhe këtë të premte, për shkak të mbingarkesës CEZ shpërndarje njofton se do të ketë mungesë energjie elektrike në disa zona të Tiranës dhe qytet të vendit. CEZ njofton se me kërkesë të OST do të kryehen ndërpreje të alternuara për Kombinatin, Yzberishtin, Ndroqin, Vaqarrin dhe Mëzezin.
CEZ, njofton gjithashtu se mbingarkesa e nënstacionit të Sharrës rëndon nënstacionin e Selitës, e për rrjedhoje do të ketë ndërprerje të alternuara për Selitën, Saukun, Kodrën e Diellit, bllokun Vasil Shanto dhe Tirane e Re.
Për shkak të mbingarkesës së nënstacionit rajonal 220 kv Tirana, do të ketë ndërprerje të alternuara në rrethinat e Tiranës, Laçit, Fushë Krujës dhe Krujës. Ndërprerje të alternuara, do te kete edhe për periferitë dhe fshatrat e Lushnjës, Fierit, Vlorës, Gjirokastrës dhe Sarandës.
Ballkanweb.com
Comments
C'pune kam une si konsumator
<p>C'pune kam une si konsumator me mbingarkesat e rrjetit ? Une nuk mbingarkoj ndonje rrjet plus qe i paguaj faturat gjithmone ne rregull.</p>
C'pune kam une si konsumator
<p>C'pune kam une si konsumator me mbingarkesat e rrjetit ? Une nuk mbingarkoj ndonje rrjet plus qe i paguaj faturat gjithmone ne rregull.</p>
Add new comment