Dëshmia në çështjen “Gjika”: Tre kompani morën leje ndërtimi ende pa u regjistruar në QKR

Teksa vetë kreu i bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika nuk ndodhej në Gjykatë pasi merrte pjesë në aktivitetin e zhvilluar në Vlorë për prezantimin e Prefektes së re, Prokuroria ka dhënë prova të reja për lejet e ndërtimit në Vlorë. Gjatë shqyrtimit të çështjes “Gjika” në Gjykatën Penale të Tiranës u paraqiten provat e reja, si dhe u paraqit dëshmitari Mezan Mezani. Sipas prokurorisë “tre firmat që kanë kryer ndërtimet më përpara, kanë fituar lejen e ndërtimit dhe më pas janë regjistruar në QKR”. Provat e paraqitura nga Prokuroria u pranuan nga Gjykata Penale e Tiranës. Ndërsa Mezan Mezani në dëshminë e tij tha se “bashkia dhe INUK-u nuk mori parasysh kallëzimet e mia. U detyrova dhe kallëzova në prokurori”.
a.k
Comments
Rama duhet kujtuar se po e

Rama duhet kujtuar se po e perserit Berishen

madje shume me shpejt sec shpresohej: Berisha i shkonte per vizite Liro Metes

nje dite para Gjyqit,

Rama e mban kryebashkiakun e Vlores ne ceremoni festive,

pikerisht ne Diten kur Personi i akuzuar duhej te paraqitej atje...

Mbase Rama nuk e dinte kete hollesi, pra qe Gjika duhej te respectonte drejtesine,

por mbase pikerisht per kete shkak duhej te ishte jo ne salle gjyqi, por ne TV.

Ish-prefekti mbushi syte me lote, le te shpresojme qe Rama te mos ket marre anë...

Ne rastin me te mire, Gjika do kembehet me Mziun!

Add new comment