Kërkesa e ILDKP-së për kontrollin e pasurisë së pedagogëve të universitetit publik ngjall debat. A quhen ata “zyrtarë shteti”?

Nuk ka ndodhur më parë dhe çështje ka shkaktuar debate. Instituti i Lartë i Deklarimit e Kontrollit të Pasurive(ILDKP) u ka kërkuar drejtuesve të universiteteve dhënien e autorizimit për kontrollin e pasurive e të dhënave personale të stafeve pedagogjike të arsimit të lartë. Autorizimi duhet të firmoset brenda afatit, në të kundërt ligji parashikon ndërmarrjen e sanksioneve ndaj moszbatuesve të tij, sanksione që shkojnë në gjobvënien deri në shumën 50 mijë lekë. Për ta përligjur lëshimin e autorizimit, ILDKP-ja përmend pikën 2 të nenin 10, të ligjit nr.9347, datë 7.4.2005: “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, që përcakton se të gjithë zyrtarët janë të detyruar të firmosin autorizimin. Afati i vendosur për stafin pedagogjik të Universitetit të Tiranës është ora 11:00 e ditës së martë.
Lidhur me këtë njoftim, rektori i Universitetit Shtetëror të Tiranës, Dhori Kule, ka theksuar se kjo çështje do gjejë zgjidhje,brenda afatit ligjor,por pasi të jap përgjigje zyrtare Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale rreth faktit nëse autorizimi i shpërndarë nga ILDKP bie ndesh me ligjin. Gjë që e bën të domosdoshme kërkesën për të riparë afatet kohore të autorizimit. Gjithsesi, bëhet e ditur se deri ditën e djeshme, janë firmosur autorizimet nga pedagogët e Universitetit të Arteve. Stafi i Universitetit të Tiranës ende nuk e ka nisur proçesin, për shkak se, sikurse deklarojnë drejtues të tij: kanë paqartësi,por dhe sepse ata vlerësojnë se kërkesa e ILDKP, bie ndesh me mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe Ligjin e Arsimit të Lartë ku pedagogët nuk përcaktohet të jenë zyrtarë shteti. Pra, a duhet të zbardhin pasuritë pedagogët e universiteteve publike?
a.k
Comments
Sa te korruptuar qe jemi? CDO

Sa te korruptuar qe jemi? CDO QYTETAR NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE NESE I KA VENE PARATE ME DJERSE NUK DUHET TE KETE FRIKE TE DEKLAROJE. SIPAS MENDIMIT TIME NE VECANTI PETAGOGED, GJYKATESIT, PROKURORET POR EDHE CDO QYTETAR DUHET TE PLOTESOJE NJE DEKLARATE KU TE TREGOJE PREJARDHJEN E TE GJITHE PASURISE SE TIJ. DHE ME PAS PJESA E PASURISE QE NUK JUSTIFIKOHET TI TATOHET ME NJE PERQINDJE MARRAMENDESE PSH. 50 %.

MERR FUND KRIZA FINANCIARE E BUXHETIT, BURGJET NUK MBUSHEN, SHOQERIA PASTROHET. KU KA ME MIRE.

KETYRE PO U DJEG ME DUKET SE 100 EURO PER PROVIM NUK JUSTIFIKOHEN LEHTE DHE PERPIQEN TANI TE GJEJNE YCKLA KU TE FSHIHEN.

Add new comment