Analiza e CIA-s: Shqipëria më e varfra në Ballkan (veç Kosovës). GDP-ja për frymë, 8200 USD

Postuar në 31 Mars, 2014 08:01

Po bën xhiron e medias online renditja që Agjencia Amerikane e Inteligjencës, CIA, në analizën e saj për vitin 2013, ka bërë për Shqipërinë. Vendi ynë renditet i 131-ti mes 228 shteteve, përsa i përket produktit të brendshëm bruto. Sipas raportit të CIA-s, produkti bruto i brendshëm për frymë në Shqipëri është rreth 8.200 dollarë, një nivel ky pothuajse i njëjtë me vende afrikane të botës së tretë si Namibia e Tongo. Për këtë shkak raporti i CIA-s e klasifikon vendin tonë si një ndër më të varfrit në Evropë.

CIA publikon çdo vit raportin “The World Factbook”, ku analizohen një seri treguesish ekonomikë, politikë e shoqërorë, që nisin që nga të dhënat e popullsisë e shkojnë deri te qeverisja, energjetika, transporti e Forcat e Armatosura.

Një tjetër fakt që vlen për t`u theksuar është se përveç shtetit të ri të Kosovës, të gjitha vendet e tjera të Ballkanit e kanë Produktin e Brendshëm Bruto për frymë e kanë në kuota me të larta se Shqipëria. Sipas përllogaritjeve të kryera nga ekspertë të Agjencisë Amerikane të Inteligjencës, Maqedonia renditet në vendin 113 më 10.800 dollarë, Serbia në të 111-in me 11 100 dollarë, Mali i Zi në të 107 me 11 900 dollarë, ndërsa Kroacia e cila paraqitet shumë më mirë, ka një nivel të Produktit të Brendshëm Bruto për frymë prej 17.800 dollarësh.

 

a.k

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Ky fakt verteton se nji popull me shumice muslimane siç asht Shqipnia nuk ka se si te jete si vendet e tjera te Ballkanit e aqe ma pak te Europes.</p>

Submitted by Astrit (not verified) on

<p>&quot;Tongo&quot; nuk eshte shtet. As ne Afrike (Togo) e as ne Oqeani (Tonga)</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.