Nikollë Lesi kundër Lubonjës: Meta nuk është shtylla e sistemit por balanca e tij

Postuar në 30 Mars, 2014 04:16

Në një analizë të publikuar nje ditë më parë në gazetën “Panorama”, analisti Fatos Lubonja e cilësoi kreun e LSI-së dhe të Parlamentit Ilir Meta si “njeriun më të fuqishëm i Shqipërisë”. Kjo fuqi e Metës, sipas Lubonjës vjen për shkak të sistemit të ngritur, që nëse bie, rrezikon ta kthejë atë në njeriun më të urryer të tij. Duke iu referuar festës së 45 vjetorit të kryeparlamentarit që u cilësua edhe si festë “faraonike”, Lubonja shkruan se “ditëlindja e tij për mua tregoi se ai është shtylla e sistemit që kemi ngritur, ku, siç e kam shkruar edhe herë tjetër, me “sistemin” kam parasysh dy anë të së njëjtës medalje: mënyrën se si funksionon oktapodi shumëkëmbësh i pushtetit politik, ekonomik, mediatik, gjyqësor në Shqipëri, dhe elitën që lëviz tentakulat e këtij oktapodi”.

Pasi analizon ‘forcën e Metës’, Lubonja shton se, “paradoksalisht, Ilir Meta është edhe njeriu më i dobët i Shqipërisë pikërisht pasi është njeriu më i fortë”. Në fund të shkrimit të tij, Lubonja e mbyll duke thënë se, “as Edi Rama, as Sali Berisha, as Lulzim Basha, sikurse as Ilir Meta e festexhinjtë e ditëlindjes së tij nuk kanë interes të bjerë sistemi”, por “ky sistem nuk mund të qëndrojë dot gjatë më këmbë kështu siç është ndërtuar, pasi këta e kanë ndërtuar shumë, shumë keq, edhe kundër interesave të tyre afatgjata. E në momentin që do të bjerë, të gjithë do të turren, me të drejtë apo pa të drejtë, kundër Ilir Metës si shtylla e urryer e sistemit. Ja kjo është hija e dobësisë që e ndjek hap pas hapi Ilirin në maratonën e tij drejt Presidencës”. (http://www.panorama.com.al/2014/03/29/ilir-meta-si-shtylle-e-sistemit/). Analiza e Lubonjës ka tërhequr vëmendjen e botuesit të gazetës “Koha Jonë” Nikoll Lesi. Në një shkrim të botuar në të përditshmen e tij, Lesi shfaq një mendim ndryshe; se “Meta nuk është shtyllë e sistemit” por një barazpeshë e tij.

“Fatos Lubonja mbetet një flamurtar i lirisë së mendimit dhe për këtë duhet respektuar. Por jo gjithnjë ka të drejtë! Në shkrimin e djeshëm, ai kapej me faktin se Ilir Meta është shtylla e sistemit politik që gëzojnë sot shqiptarët, pasi as Edi Rama e as Lulzim Basha (pa harruar Berishën), nuk bëjnë dot pa Ilir Metën... në këto vite të demokracisë sonë të brishtë dhe që po kulturohet nga pak e përditë, kemi ecur jo pak. Por prapë ende larg asaj që duhet. Vijmë nga një sistem i mbyllur totalitar, të cilin Lubonja e njeh më mirë dhe e ka vuajtur deri në ekstrem. Ndaj, në këtë sistem politik ku palët politike janë gati që të kacafyten me njëra- tjetrën, me thonj, me hanxharë, me armë e me gjithçka, vetëm që të marrin pushtetin duke vjedhur vota dhe duke vrarë, ka nevojë për një njeri që balancon “të krisurit” e politikës.

Ilir Meta nuk është shtylla e sistemit, siç thotë Lubonja. Sistemin e kemi bërë vetë, të gjithë, bile edhe Lubonja. Ai, pra Meta, është një politikan i sprovuar që ka kaluar të gjitha ngjyrat e ylberit dhe duke patur përballë e anash, ujqërit e politikës të cilëtjanë gati të shqyhen mu në sallën e Parlamentit e ku vetëm populli i thjeshtë e pëson. Ilir Meta, është politikani baraz-peshues dhe qetësues që i duhet këtij sistemi i cili po evoluon, por me ngadalësi. Ai nuk përfiton nga sistemi. Ilir Meta vetëm e balancon këtë sistem, por falë eksperiencës shumëvjeçare, mbetet politikani që i shërben më mirë vendit, për momentin. Nëse a është krejtësisht demokraci perfekte ky sistem që kemi, mund t’i them mikut Lubonja se “JO”, ndaj luftojmë për brezin tjetër, që të jetë ajo demokraci të cilën ëndërrojmë” shkruan Lesi në analizën e tij,së cilës nuk i mungojnë as dy histori "pikante" në mbështetje të tezës që parashtron.

Shkrimi i plotë i Lesit: http://www.kohajone.com/te-ndryshme/item/6968-ilir-meta,-lubonja-dhe-sistemi-politik.html

k.k

Comments

Submitted by Nikolla dhe SIS... (not verified) on

Pritej reagimi i Nikolles...

"Koha Jone", dmth "Koha e...Tyre" eshte vete sistemi i tyre.

Nikolla, ne ato qe shkruan, si pa e kuptuar, ilustron shkrimin e Lubonjes: Ekuilibristi Meta i duhet SISTEMIT!

Dhe, po te citosh Lessin, del se keta qe marrin pushtet ne Shqiperi perdorin Vjedhjen, Grabitjen e Votes.

Nikolla eshte ne rregull: here behet me njerin e here me Tjetrin.

Fatos Lubonja nuk eshte ne burg.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.