Fethullah Gülen versus Rexhep Taip Erdogan: kush do të dalë fitues?

Fethullah Gülen ka qenë krahu i djathtë i Erdoganit, dhe të dy ia dolën t’u tregojnë vendin gjeneralëve. Por më pas u ndanë. Dhe Gulen-i e mbajti frymën në Amerikë. Është biznemen, por dhe një nga njerëzit më me ndikim në botën islame. Predikon një islam të moderuar, por janë të shumtë ata që mendojnë se prapa toneve të moderuara fshihet një tjetër njeri. E prandaj, e shohin dhe me dyshim.
Por një gjë është se sigurtë. Ai është armiku nr. 1 i kryeministrit fuqiplotë të Turqisë. Ky i fundit përpiqet t’ia ngushtojë hapësirat dhe bizneset (këto kohë i ka bllokuar licencën e një televizioni), por ai vijon ta dëmtojë. Në një intervistë për gazetën italiane La Repubblica, ai i bën sulmin e radhës. “Ajo që ndodh në Turqi është ajo që ndodh në një vend të sunduar nga një njeri i vetëm. Të konsiderosh një hetim mbi korrupsionin e qeverisë grusht shteti, siç bën Erdogani, atëherë i bie që jemi në fushën e paranojave”, thotë ai.
Flitet se të gjitha përgjimet që i janë bërë Erdoganit, janë vepër e Gulen-it. Madje, edhe videoja, ku Erdogani është duke bërë seks me një miss (mediat kanë dhënë lajmin se ekziston një video e tillë) është – kështu thuhet pra – vepër e Fetullah Gulen-it.
Re.Pu.
Comments
Ky shkrim ka probleme te

Ky shkrim ka probleme te medha me dashje te bera nga autori. Gulen nuk eshte biznesmen, por predikues. Te gjitha pasurite e paluajtshme qe ka ne te gjithe boten nuk jane ne emer te tij.

Kjo nuk eshte perplajse Erdogan-Gulen por tentativa te pushtetit per te dale te palaguar nga korrupsioni i qeverise.

Pergjimet nuk i ka bere

Pergjimet nuk i ka bere Gyleni por njerezit e vete te Erdoganit dhe i perdorin per shantazh ndaj njeritjetrit.

Ceshte kjo zhgarravitje me

Ceshte kjo zhgarravitje me gabime te theksuara ortografike dhe logjike?? Per te mos shkuar per mosnjohje totale te ceshtjes per te cilen behet fjale..O Muc, ta kane marre ne dore Respubliken capaculet

po nje fjali te sakte nuk e

po nje fjali te sakte nuk e paska shkrimi; qenka perkthyer shkeleshko nga dikush qe nuk e njeh fare aktualitetin ne turqi. ka prej mese tre vjetesh qe nuk ka liberal, intelektual, apo shoqeri civile qe nuk i eshyte kundervene diktatit te erdoganit, qe sillet me pushtetin si Putini, apo Kim Jongu. cdo te thote te mbyllesh Twitter-in, YouTube-n, te kufizosh lirite e medies dhe te neperkembesh gjyqesorin dhe kushtetuten. atje po kthehet republika e bananes....

pupupupupu... ca shkrimi... e

pupupupupu... ca shkrimi... e keni felliq muhabetin fare.... pupupupu... po lexoni ndonje gje neper Guardian, a New York Times, o cuna, se late nam...

Add new comment