Kreshnik Spahiu përpiqet të hyjë sërish në lojë. Frazat të njëjta: “Miliona shqiptarë do rrethojnë zyrën e Ramës nëse firmos paktin e detit”

Kreshnik Spahiu është rikthyer sërish. Ose të paktën po përpiqet. Dhe sërish me të njëjtën temë: gjurmimin e ndonjë akti të mundshëm tradhtie nga politika në raport me fqinjët. I pyetur në “Studio e Hapur” ai ka folur për zhvillimet politike dhe fatin e partisë së tij, Aleanca Kuq e Zi. Së pari është marrëveshja e detit që po rinegociohet me Greqinë. “Venizelos ka deklaruar se marrëveshja e detit së shpejti do të hyjë në fuqi. Kryeministri nuk do të gjejë vrimë ku të futet, sepse miliona shqiptarë do ta rrethojnë zyrën e tij”, ka thënë Spahiu. Pastaj çështja tjetër që ka ngritur është rreshtimi i Shqipërisë në krizën aktuale në Krime. “E dini që pati një hezitim për sa i përket sulmit të Rusisë? Pse, tani e ka gjetur Shqipëria momentin për të futur Kasparovin në sistemin arsimor? Po a është e drejtë që kryeministri t’u lutej dhe lëpihej serbëve për të shkuar në Beograd?”, ka vijuar Spahiu, i cili teksa ka folur për gabimet e AKZ-së ka nënvizuar: “jemi e vetmja forcë që nuk jemi lëpirë për të marrë kockat e pushtetit”.
s.z
Comments
Xhuxhmaxhuxhi,sorra Kuq e Zi
<p>Xhuxhmaxhuxhi,sorra Kuq e Zi eshte funderrine e Saliut.Ne zgjedhje mori gjithsej 3 vota.Shqiptaret nuk u mashtruan dot nga ky Pseudo-Pateriot sorre,i cili,kur Rama ishte ne opozite kishte shume kujdes,qe te bente me teper opozite-opozites,sesa Sali Berishes dhe krimeve te tij anti-Kombetare.Plehre e ndyre.</p>
Pse ky njeri pseudo-patriot
<p>Pse ky njeri pseudo-patriot tenton te çvendose vemendjen e publikut nga terrorizmi islamik ne trojet shqiptare, ku jane ndertue 650 xhami ilegale dhe shume hoxhallar te vetshpallun nxisin derdhjen e gjakut shqiptar ne luften fetare ndermjet muslimanve sunnit e shiit ne Siri krahas organizates terroriste islamike sunnite te Alqaedes ?</p>
Add new comment