Gerveni: Më largon vetëm Nishani. Kodheli, “i ka mbaruar mandati, do zëvendësohet”

Postuar në 25 Mars, 2014 04:19

Largimi nga detyra i atasheut të Shqipërisë në NATO, kundëradmiral Kristaq Gervenit, ka hapur një debat mbi kompetencat se cili institucion e ka të drejtën e lëvizjes apo shkarkimit të tij. Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka folur sot në Komisionin e Jashtëm mbi këtë çështje, duke sqaruar se ka kërkuar dorëzimin e detyrës nga ana e tij, pasi ka mbaruar dekreti i Presidentit të mëparshëm, Bamir Topi. Sipas saj, ajo nuk i ka marrë asnjë kompetencë Presidentit të Republikës për këtë çështje. “Thjesht kam zbatuar procedurat për zëvendësim. Kam zbatuar ligjin dhe procedurat pasi mandati i përcaktuar në dekretin e Presidentit të mëparshëm ka përfunduar në mars dhe presidenti Bujar Nishani është në dijeni. Nuk kam marrë kompetencat e Presidentit”, është shprehur ajo. Nga ana e tij Gerveni, pat paralajmëruar dje në një prononcim se nuk do ta zbatojë urdhrin e Kodhelit për t’u larguar nga posti i përfaqësuesit të Shqipërisë në NATO, pasi kompetencën për këtë e ka vetëm presidenti. I etiketuar gjerësisht si njeriu që përgatiti teknikisht marrëveshjen disfavorizuese të kufirit detar me Greqinë, Gerveni së fundi bëri xhiron e shtypit edhe për “teprimin” me gradat në një ceremoni zyrtare të NATO-s, duke i shtuar vetes edhe gradën e admiralit.

 

a.k

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>keshtu i&nbsp; dekoronte saliu ata qe sheshin interesat kombetare.&nbsp;&nbsp; kete tipin jo vetem ta shkarkojne,por edhe ta fusin brenda them une.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.