Raporti i SHISH: Të gjithë shqiptarët e Sirisë, luftëtarë fondamentalistë, asnjë me opozitën e bashkuar

Siç bën të ditur Abcnews, shqiptarët që kanë shkuar për të luftuar në Siri nuk i janë bashkuar opozitës siriane por grupeve brigadave të shpallur si terroriste nga OKB-ja. Këto janë të dhënat që janë zbuluar nga raporti i SHISH, por dhe i konfirmuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda se shqiptarët janë rreshtuar përkrah Al-Nusra dhe Dowlet apo brigadave të tjera që nuk kanë interes të rrëzojnë Bashar Al-Asad, por të krijojnë shtetin islamik të Irakut dhe Sirisë. Si provë që shqiptarët nuk luftojnë për opozitën siriane, grupi hetimor ka marrë vrasjen e Hasan Korvafaj, nga Kuçi i Vlorës.
Mësohet se Korvafaj është larguar sëbashku me familjen e tij drejt sirisë dhe rezulton si i vrarë nga ushtria e opozitës, në janar të vitit 2014. Bashkë me këtë të fundit janë vrarë edhe katër shtetas kosovarë, ndërsa ushtria e opozitës ka zënë rob lufte familjet e tyre. Al-Nusra dhe brigadat e tjera si motra të saj janë nga më të dhunshmet në konfliktin sirian, po edhe më të suksesshmet pasi kanë rritur influencën e tyre në zona të ndryshme në Siri. Shqiptarët që luftojnë në Siri udhëhiqen nga Lavdrim Muhaxheri nga Kaçaniku i Kosovës. Ai tashmë është figurë e njohur në luftën e Sirisë, pasi njihet si udhëheqës i xhihadistëve shqiptarë.
a.k
Comments
Ptu...! Fare e keqe.....!
<p>Ptu...! Fare e keqe.....!</p>
Ku jane ata islamike qe po na
<p>Ku jane ata islamike qe po na hiqen atdhetar ???????</p>
Add new comment