Basha i kthen letrën Ramës: Gati të takohemi për gjithçka duhet diskutuar

Postuar në 24 Mars, 2014 02:51

Ftesa zyrtare dhe publike e kryeministrit Rama ka marrë një përgjigje të ngjashme: Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas letrës së dërguar nga Rama një ditë më parë në lidhje me reformën territoriale, i ka bërë të ditur kryeministrit se ai është i gatshëm të takohet për të diskutuar në radhë të parë për pesë prioritetet e marrjes së statusit, por edhe për reformën administrative-territoriale. Më poshtë letra e plotë e Bashës:

“Me keqardhje vërej se në letrën që më keni dërguar nuk ka të reja përtej qëndrimeve dhe veprimeve të deritanishme të shumicës suaj në lidhje me reformën administrative-territoriale. Kjo reformë kërkon si minimum konsensus politik mes shumicës dhe opozitës dhe si optimum kushtetues, gjithpërfshirje të publikut.
Konsensusi ka kuptim vetëm kur finalizohet me votim në sallën e Kuvendit. Në këtë pikë, as teoria, as praktika nuk lënë hapësirë për shpikje apo eksperimente. Në thelb, ju na ftoni të hartojmë me konsensus në komision, por të votojmë sipas numrave në Kuvend.
Me fjalë të tjera, ju na ofroni vitrinën e konsensusit, por jo vetë konsensusin. Ju i ofroni opozitës me dorën e komisionit diçka që mund t’i merret me dorën e Kuvendit. Detyrohem të ripohoj se opozita gjithnjë është e distancuar nga çdo lloj teatri politik kundër interesit dhe të drejtës së qytetarëve për një reformë konsensuale deri në miratimin përfundimtar.
Me këtë rast, më lejoni t’ju rikujtoj zoti Rama se ju keni bërë mandatet pas zgjedhjeve, por nuk i keni fituar në zgjedhje votat e një shumice të cilësuar prej 34 deputetësh.
Në vizionin tonë si opozitë, reforma administrative-territoriale para se të jetë një rivizatim i kufijve të bashkive dhe rajoneve, ka qenë dhe është mbi të gjitha reformë e fuqizimit të demokracisë e qeverisjes vendore dhe përafrimit të pushtetit vendor në Shqipëri me standartet më të përparuara europiane.
Është e trishtueshme që sjellja në rendin e ditës e kësaj reforme përkon me bllokimin e shumfishtë dhe të përsëritur të pushtetit vendor nga qeveria juaj. Dhunimi dhe kthimi prapa i autonomisë vendore në Shqipërinë e sotme i kompromenton rëndë dhe i vë në dyshim tundimin dhe qëllimet e shumicës suaj për të miratuar në mënyrë të njëanshme këtë reformë.
Megjithatë, pavarësisht ngushtimit gjithnjë e më kritik të hapësirës për opozitën në Kuvendin e Shqipërisë, pavarësisht rekordeve të arbitraritetit të mazhorancës dhe fjalorit të padenjë e arrogancës së atyre që kanë për detyrë të japin shpjegime dhe të përgjigjen për shqetësimet që ngren opozita, Partia Demokratike dhe unë i qëndrojmë e do t’i qëndrojmë deri në fund dialogut si vlerë dhe si mundësi e pazëvendësueshme për ecjen përpara të reformave në vend.
Në këtë kontekst, ne jemi të gatshëm të takohemi në çdo nivel, për çdo problem në interes të vendit dhe demokracisë, në radhë të parë për pesë prioritetet e marrjes së statusit dhe hapjes së negociatave me BE si interes suprem kombëtar. Por edhe për reformën administrative-territoriale.
Pika kyçe që mbetet për t’u pohuar qartë dhe publikisht është një dhe vetëm një: jeni apo nuk jeni për votimin me konsensus të kësaj reforme në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Konsensusi në komision është i pamjaftueshëm.
Vetëm pranimi i konsensusit do të bënte të mundur që takimi ynë të mos ishte një rilexim sy në sy i letrave që ju keni preferuar t’i shkëmbejmë publikisht”.

a.k

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

Nuk ma merrte mendja qe Basha do dinte te pergjigjej kaq mire. Qartesisht plakun e rrjedhur e ka mbajtur larg kur ka shkruar letren ai dhe keshilltaret e tij.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Lul Basha ka dhene nje pergjigje te denje si kryetar i Opozites. Lul vazhdo keshtu, ne politike duhet durim dhe pjekuri. Per kete rradhe meriton nje TE LUMTE, ia ke lene ne dere piktorit tani.......le te shprehet publikisht qe reforma do te kaloje me konsensus ne seancen e Kuvendit.....

Submitted by Blendi (not verified) on

Pergjigje koti i nje kukulle me pasazhe qe per pak te bejne te vjellesh:

"Me këtë rast, më lejoni t’ju rikujtoj zoti Rama se ju keni bërë mandatet pas zgjedhjeve, por nuk i keni fituar në zgjedhje votat e një shumice të cilësuar prej 34 deputetësh ... " - He e degjova mire? Po flet ai qe rri ne Bashkine e Tiranes pa mandat por me vote te vjedhur para kamerave sy gjithe botes. Kryetari i partise qe muajt e fundit ne pushtet i kaloi me votat e blera majtas (Dogjani, Islami, a si i kishin emrat). Kryetari i partise qe i vodhi aq rendshem votat ne zgjedhjet e vitit 2009, saqe nuk hapnin dot nje kuti te vetme nga frika mos u dilnin lakrat.

Citoj me poshte:

" pavarësisht ngushtimit gjithnjë e më kritik të hapësirës për opozitën në Kuvendin e Shqipërisë, pavarësisht rekordeve të arbitraritetit të mazhorancës dhe fjalorit të padenjë e arrogancës së atyre që kanë për detyrë të japin shpjegime dhe të përgjigjen për shqetësimet që ngren opozita ... " - Degjoni i milet. Po flet kryetari i partise qe perdor fjalor te denje, sidomos permes gojes se ... e gjetet, Sales. Dhe kesaj partie po i ngushtojne hapesiren ne parlament, duke i dhene Sales fjalen sa here i do qejfi dhe flet si ujvare aq gjate sa i teket.

Se c'fare kupton Basha me konsensus ne komision dhe ne parlament, kete e kap vetem llogjika e Bashes. Po rane dakort ne komision, edhe ne parlament votat do te bashkohen. Po nuk pati konsensus ne komision, shumica i ka votat ne parlament per t'a bere vetem reformen. Kaq, Bashe, s'ka vend per tautologjizma alla Sali.

Ajo qe te ben me shume te qeshesh eshte kur ankohet per bllokim nga qeveria e pushtetit vendor. A thua se nuk ishin keta qe prishen mbikalimin e zogut te zi, prishen sheshin skenderbej, i lane bashkite e majta pa buxhet.

Se fundi, pervec genjeshtrave, edhe forma duket qe nuk ka te beje hic me Bashen. A thua te kullumbrisi Basha fjali te tilla? Me siguri do jete ai cjapi, Artur Zheji.

Tung,

Blendi

Submitted by hajduti (not verified) on

Pergjigje qaramanesh...e lagu po nuk e lagu..pergjigje qe te le pershtypjen e nje humbesi qaraman...pergjigje qe duket qarte qe gjuha e perdorur eshte me shume e keshilltarve se sa sa e nje njeriu qe eshte vendosur ne nje karrike te udheheqe opoziten...pergjigje qe nuk di nga ta kapesh ...pergjigje qe vjen nga zyra e nje njeriu qe se ka idene e te shprehurit ose vizionit politik..LUL domatja

Qente le te lehin ...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.