PD akuzon: Një drejtor në Portin e Durrësit, i dënuar për prodhim e shitje narkotikësh

Postuar në 24 Mars, 2014 03:59

Partia Demokratike ka pikasur një tjetër emërim kontrovers të mazhorancës në administratën shtetërore. Problemi i të emëruarit me drejtësinë këtë herë nuk është kufizuar në një akuzë që është “holluar” rrugës, por në një dënim me 3.5 vite burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi tha se kryeministri ka emëruar në krye të shërbimeve të Portit të Durrësit, Fisnik Myrtezajn, i dënuar në 2011 me akuzën e mësipërme. “Gjykata e Durrësit, 3 vite më parë, e ka shpallur Fisnik Myrtezajn fajtor me akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, duke e dënuar me tre vite e gjysmë burg. Po kjo nuk është pengesë për Edi Ramën që ta bëjë atë drejtor të shërbimeve mbështetëse në Portin e Durrësit”, deklaroi Vorpsi.
Kjo linjë opozitare e piketimit të emërimeve që “bien erë” është për t’u përshëndetur. Ndërkaq, a nuk po i bëhen ca si shumë raste të kësaj natyre qeverisë së majtë?

 

a.k

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Ehhhhhh..... sa ka si puna &nbsp;e ketyre. Po ata qe jane ne parlmant, a mund te denoncohen ? Kjo eshte pyetja e vertete !&nbsp;</p>

Submitted by Bard (not verified) on

<p>Jo ore, keto emerime jane vecse rastesore, nuk mund te njollosin Rilindjen ca emerime kriminelesh anej-knej, a kemi thene apo jo qe do rrisim punesimin?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.