Ish-kreu i shërbimit sekret shqiptar "këshillon" pasardhësin: Në këto kushte, duhet të japësh dorëheqjen

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror në vitet 1997-2002, Fatos Klosi, i njohur për përplasjet e forta me të gjitha palët, kryeministrin dhe opozitën e kohës, thotë se kreu aktual i SHISH-it, Visho Ajazi Lika, duhet të japë dorëheqjen, derisa nuk ka arritur të fitojë besueshmërinë e kryeministrit Edi Rama. “Nëse kryeministri i vendit nuk ka besim tek kreu i Shërbimit, është e natyrshme që ky i fundit të japë dorëheqjen. Është nonsens, sidomos në këtë sektor, që të “punosh për Kryeministrin”, kur ai nuk të beson. Dhe në këtë rast, më duket se i ka të gjitha arsyet për të mos e besuar. Për mua, ky është një problem i Presidentit, ai duhet ta kuptojë sa më parë, se tani në atë kolltuk, ai duhet t’i shërbejë vendit dhe jo shefit që e ngjiti atje” shprehet Klosi në intervistën e dhënë për gazetaren Fernada Cenko në gazetën “Koha Jonë”. Klosi është në të njëjtën linjë me deputetët e PS-së, të cilët kanë deklaruar se dyshtetësia e tij është një fakt që bie në kundërshtim me titullin që ai mban dhe se problemi i largimeve të qytetarëve shqiptarë drejt Sirisë, është nxjerrë nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Prokuroria, për të sfumuar situatën e tritolit në vend. Ai pretendon se SHISH-i e ka shfrytëzuar këtë informacion, duke anashkaluar dështimet me problemin e shpërthimeve. “Përsa i takon problemit të qytetarëve shqiptarë që kanë shkuar në Siri, më duket sikur ky problem u hap nga Shërbimi në bashkëpunim me Prokurorinë, për të sfumuar dështimet në problemin e shpërthimeve, sepse në të kundërt, nëse Shërbimi e ndiqte problemin dhe i kishte këto informacione, pse nuk veproi më parë dhe pse s’bëri asgjë për t’i ndaluar ata burra, gra e fëmijë që të shkonin drejt asaj kasaphane? Pse vetëm tani, kur po flitet për mosefikasitetin e punës së tij?”, - shprehet Klosi.
Lexoni intervistën: http://www.kohajone.com/te-ndryshme/item/6597-shik,-shish-dhe-kreu-visho-ajazi.html
k.k
Comments
Qofsha gabuar, por ia vken

Qofsha gabuar, por ia vken tu veme veshin zerave sipas te cilave,

per shkak te pergjimeve te bera ndaj disa ministrave dhe Spartakut te Cantes se LSI-se,

Vishon e mban ne detyre vete Edi Rama.

Vetem kur te kete bere ristrukturimet e para ne qeveri dhe t'i jap nje dacke Braho Metemadhit,

atehere Vishos do t'i pranohet doreheqja dhe ai do kthehet ne Kanada te vazhdoj pjesen tjeter te denimit!

Add new comment