Pas debatit me Erla Mëhillin në Facebook, aktivistja merr emaile kërcënuese

Nuk ka mbaruar me aq incidenti mes zëdhënëses së Berishës, Erla Mëhilli dhe aktivistes së të drejtave të njeriut, Migena Aleksi. Dy të rejat kanë patur një konflikt online me njëra-tjetrën në rrjetin social Facebook, pasi Erla postoi një nga fotot nudo të kryeministrit Edi Rama publikuar disa vite më parë.
Aleksi ka postuar në profilin e saj në Facebook, se i kanë ardhur disa emaile kërcënuese pasi ka debatuar me zëdhënësen e Berishës pas ngjarjeve të djeshme në Kuvend, shkruan “Dita”. “Si ka mundësi që mjafton të shprehesh opinionin tënd në një postim të zëdhënëses së z.Berisha dhe të marrësh dhjetëra e-maile seksiste dhe kërcënuese? Parti Demokratike apo bande naziskinësh janë këta?? Turp”, shkruan Aleksi dhe ca më poshtë u përgjigjet miqve të saj:

I tha “Turp” për postimin në FB, zëdhënësja e Berishës fyen aktivisten: Ti bjonde je. S’ke faj…
Fyerjet e djeshme kanë “dalë” nga Kuvendi dhe janë shtrirë edhe në rrugë e rrjete sociale. Erla Mëhilli, e stafit të Berishës dhe Migena Aleksi, një aktiviste e njohur e të drejtave të njeriut që jeton mes Londrës dhe Tiranës kanë patur një “incident” në Facebook dje gjatë seancës parlamentare që degjeneroi në fyerje, sidomos nga deputeti i PD-së, Sali Berisha.
Mëhilli postoi në faqen e saj në Facebook, një foto të Ramës nudo në plazh, nga ato që janë publikuar disa vite më parë duke e shoqëruar foton me një postim në të cilin shprehte shqetësim për “etikën e Ramës në Parlament”.
Aleksi i shkruan poshtë postimit fjalinë: “A e dëgjove z. Berisha në Parlament ti, Erla? Çfarë kërkon të “barazosh” me këto postime. A jeni në terezi ju të PD-së? Turp!”
Pas këtij postimi, mes të dyjave zhvillohet online biseda e mëposhtme:
Mëhilli: Njihemi gjë bashkë ne? Të kam kërkuar unë të të bëj friend, apo ti?
Aleksi: Po ç‘rëndësi ka kjo?
Mëhilli: Ça rëndësie ka kjo? Nëse s’të pëlqej unë shko komento gjetke.
Aleksi: Nuk bëhet fjalë nëse të pëlqej ty apo jo. Unë komentova postimin tuaj.
Mëhilli: Të duket normale ty që kryeministri i vendit të thotë “rrot k..” në parlament? Se nëse të duket normale atëherë ta gëzoni e t’ju rrojë.
Aleksi: As ai nuk më duket normal, as Berisha nuk më duket normal…
Mëhilli: Shumë dakord qe s’të duket normal.
Aleksi: …as ti nuk më dukesh normale.
Mëhilli: Atëherë çar’ do që më bën kërkesë për friend? Ik shko jeto jetën tate!
Aleksi: Po ku të lini ju, raca e politikes, të jetosh jetën…
Mëhilli: Ti bjonde je. S’ke faj…
Aleksi: Çfarë lidhje kanë flokët, mi Erla? A jeni mirë ju apo jeni çmendur të gjithë si parti, aty në Tiranë. Latë nam latë, njerëz të mbaruar!
Mëhilli: E mbaruar je ti që i bën kërkesë për friend një njeriu që s’ke qejf. Unë jetoj jetën time…
Aleksi: Jeta jote dhe e Berishës nuk janë jetë private sepse merreni me politikë. Ato që bëni ju në jetë kanë ndikim në jetët e të tjerëve. E ke kuptuar ti këtë? Apo ju thoni “ç’më duhet mua, çfarë bëj unë?”
Comments
"Parti Demokratike apo bande

"Parti Demokratike apo bande naziskinësh janë këta?? Turp"

Nuk e di nese jane bande naziskinesh, por parti demokratike nuk jane. Ne fakt nuk kane kurre, per mendimin tim. Ndoshta vetem per disa ore pasi u themeluan.

Tung,

Blendi

Add new comment