Xhihadisti shqiptar: "Shtëpitë dua t'i shes ato që kam atje, se dua t'i ble këtu"

Postuar në 22 Mars, 2014 03:31

Në një bisedë të përgjuar mes një prej shqiptarëve që lufton në Siri dhe imamit të vetëshpallur të xhamisë së Mzezit, Bujar Hysa flitet për rekrutime të reja.

Biseda mes Hasan Korvafaj, i vrarë në Siri dhe imami është përgjuar nga policia dhe ndodhet e zbardhur e plotë në dosjen e Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila po heton lidhur me grupimin e personave që dërgonin besimtarë në Siri, që sipas organit të akuzës, luftonin për llogari të organizatës Al-Nusra.

“Thuaju vëllezërve që vijnë këtej të marrin rroba dhe xhepin plot se është e vështirë...". Telefonata në drejtim të Hysës, është bërë nga një numër turk, që sipas prokurorisë, e kishte në përdorim Hasan Korvafaj, raporton “Gazeta Shqiptare”. Mandej, Korvafaj, që sipas një raporti të Shërbimit Informativ Shtetëror, është deklaruar si i vrarë në Siri, i thotë Hysës se do të shesë shtëpitë e tij që ka në Shqipëri. "Shtëpitë dua ti shes ato që kam atje, se dua ti ble këtu. Deri në 40 mijë dollarë jepe", shprehet Korvafaj.
Hasan Korvafaj, ka udhëtuar drejt Sirisë në korrik 2013. Bashkë me të drejt vendit në luftë kanë udhëtuar dhe bashkëshortja dhe tre fëmijët e tij. Zyrtarisht thuhet se Hasan Korvafaj ka gjetur vdekjen, ndërsa gruaja dhe fëmijët e tij ndodhen në Siri. Korvafaj sipas prokurorisë është një prej besimtarëve që u rekrutua dhe dërgua për xhihad luftarak në Siri. 
Organizatori kryesor i rekrutimit dhe mandej dërgimit të besimtarëve në luftë, konsiderohet imami i vetëshpallur i xhamisë së Unazës së Re, Genci Abdurrahim Balla, i cili ndodhet prapa hekurave. Gjithashtu nën arrest është vënë dhe imami i vetëshpallur i xhamisë së Mzezit, Bujar Hysa dhe gjashtë besimtarë myslimanë. Prokuroria ka shpallur në kërkim pesë persona të tjerë, mes të cilëve dhe imamin e vetëshpallur të xhamisë së Leshnicës në Pogradec, Almir Daci. Të kërkuarit dyshohet se ndodhen në Siri ose Turqi.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Nuk kuptoj se pse nuk ka asnji koment, sidomos nga ata qe u shkelet FEJA E PAQES dhe e TOLERANCES.</p>

Submitted by a.b's (not verified) on

<p>E para, ti nuk shquhesh si qenie qe kupton, keshtu qe nuk k ndonje cudi qe nuk kupton.</p><p>E dyta. Cfare ka ketu per koment? Cfare komenti pret ti per fene? Edhe luften e dyte boterore, ku u vrane mbi 40milion njerez, te krishteret e bene. A mos valle krishterimi eshte feja e luftes???</p><p>Ik o pall ...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.