Irani magjepsës

Postuar në 21 Mars, 2014 02:32

Prapa dyerve të mbyllura, ligjet kufizuese të Republikës Islamike nuk kanë “fuqi” dhe një botë e vërtetë lulëzon.

Pas Revolucionit Islamik të vitit 1979, bota laike e Iranit u zhduk nga çdo pikëpamje.

Sot, ka shumë kufizime që ndalojnë një jetë normale, veçanërisht për gratë: Ato nuk lejohen të bisedojnë me burrat në publik apo të zbulojnë flokët, por janë të detyruara të mbajnë shamitë. Forcat e sigurisë janë në gatishmëri nëpër rrugë për të zbatuar këto ligje kufizuese.

Por, prapa dyerve të mbyllura, një botë tjetër lulëzon. Iranianët e rinj, duke përfshirë gratë, kanë nisur të thyejnë tabutë: pirja e duhanit, vallëzimi, alkooli, apo sjelljet me seksin e kundërt. Nuk ka bare në Iran, dhe rinia shpesh takohet në kafene, si në njërën nga fotot.

Pronarët e bareve vendosin tabela ku thuhet se nuk lejohet t’u shërbehet ‘hookahs” për gratë, por gjithsesi ka plot nga ata që e bëjnë.

Fotografi iranian Hossein Fatemi, me banim në Çikago, kaloi vite të tëra në vendin e tij të lindjes për të kapur këto imazhe nga jetët e fshehura në vendin islamik.

Në fotot e tij gratë janë të lirshme, ato kërcejnë në sy të të dashurve të tyre, luajnë bilardo, provojnë rroba “të ndaluara”, bëjnë hundët operacion, notojnë….ngjajnë shumë me femrat e botës perëndimore. /mapo/

Fotot e botuara nga foreignpolicy.com

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Nuk duhet harruar kurre qe Persia eshte nje nga civilizimet me te lashta te historise, qe ne forma te ndryshme eshte rikthyer perhere si perandori e fuqishme. Mbase vetem Kina ka nje perandori te tille qe thuajse ne menyre te vazhdueshme ka kontrolluar ate territor.&nbsp;</p><p>Ky rrenim i sotshem i Iranit nuk ka per te qene dicka e perhershme.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.