Agolli: “Berisha të tërhiqet...Edhe si deputet i PD-së”

Dritëro Agolli ka dhënë një intervistë sot për televizionin A1 Report, një fragment i së cilës publikohet nga “Shqiptarja.com”. Dhe fragmenti lidhet me apelin që Agolli i bën ish-kryeministrit Sali Berisha: “Bojkoti i opozitës cenon integrimin e vendit. Berisha duhet të tërhiqet nga drejtimi i PD-së, madje dhe si deputet“. Thjesht: Sali Berisha duhet të dalë nga skena politike. Ky është mendimi i Agollit, por që është bërë shpesh në këto vite. Dhe me të njëjtën adresë: Ish-kryeministrin. Çështje këndvështrimi, pasi jo vetëm që z. Berisha nuk është larguar, por jep përshtypjen se mezi përmbahet që ta marrë edhe njëherë timonin në vetë të parë.
s.z
Comments
Ore ky nuk e di qe nuk

Ore ky nuk e di qe nuk eshte me ne Komitetin Central dhe vazhdon e merret me politike kuadri.

Me kete nuk dua te them qe Saliu te jete ne krye, madje ai duhet te japi llogari par PD-se,

por zgjidhjen ja jep partia e ti dhe vota e popullit, dhe duhet ligj elektoral tjeter qe t djegim si Ramizin dikur.

Mire e the. Berisha ta

Mire e the. Berisha ta shijoje rehat te gjite ate çfare ka vjedhur! Edhe Rama me Meten pasi ti kene shtrydhur mire shqiptaret ta hane rehat pensionin, pastaj t'ia lene vendin Bashes qe te haje edhe ky.

Add new comment