Bashkim Dobrushi dërgon letër të bijave që s’janë më: Nuk dua ta gjykoj nënën tuaj për atë që ju bëri

Postuar në 14 Mars, 2014 07:53

Gazetat italiane kanë dhënë lajmin lidhur me një letër që babai i tri vajzave të vrara nga e ëma në Lecco të Italisë, Bashkim Dobrushi, u ka dërguar pikërisht atyre, vajzave të veta që “tani janë në qiell kapur dorë për dore”. Dhe letra, për shkak të përmbajtjes, ka bërë përshtypje Është e tëra e shkruar nën frymëzime të krishtera (“nuk dua ta gjykoj nënën tuaj”, u thotë ai në letër të bijave që s’janë më; “do doja të kuptoja diçka, por nuk jam në gjendje; do doja të kisha kuptuar diçka, por nuk kam qenë në gjendje”), ndonëse Bashkimi vetë, të paktën në origjinë nuk është i krishterë. Por përtej këtyre asosacjoneve fetaro-kulturore, letra është e tillë që nuk të lë indiferent, gjë që ka bërë dhe gazetat italiane të ndalen tek ky moment.

"Do të na mungoni”, përfundon ai, “do të na mungoni pafundësisht, do të na mungojë buzëqeshja juaj, kërshëria që ju kishit për gjërat e kësaj bote, përqafimet tuaja, pasioni juaj për jetën, dëshirat tuaja e ëndërrat tona për një jetë, që nuk mundëm t’ua jepnim dot”.

 

Re.Pu.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.