Rexhep Qosja akuzon: Akademikët shqiptarë po bëjnë shovinizëm, duan ndryshimin e gjuhës shqipe

Postuar në 14 Mars, 2014 09:08

Akademiku Rexhep Qosja gjithnjë ka shprehur qëndrimin e tij për të mos e ndryshuar gjuhën shqipe, ashtu sikurse po propozohet vitet e fundit edhe në Shqipëri. Ai shprehet se ka veprime të fshehta të akademikëve shqiptarë për të ndryshuar bazën e gjuhës së njësuar kombëtare letrare dhe krimijin e një gjuhe të veçantë standarde të Kosovës shtet. Sipas tij ky është një shovinizëm brendakombëtar për të shuar në shpirtin e popullit të Kosovës nga ideja e madhe për bashkimin me Nënë Shqipëri. “E dija atëherë dhe e di sot se më përpara se dy akademitë tona të bashkohen në Kosovën e bashkuar me Shqipërinë, duhet të formohet Këshilli i përbashkët që kam propozuar menjëherë pas Luftës sonë çlirimtare. Por, nuk mendoj se kundërshtimi i krijimit të këtij Këshilli do të shuhet. Jo. Kundërshtarët e këtij Këshilli përbëjnë sot Grupin ideologjik brenda ASHAK-ut, i cili me veprimtarinë e vet nëntokësore e mbitokësore nxit propagandën e disa vetjeve, disa medieve të shkruara dhe disa medieve elektronike për ndryshimin e bazës së gjuhës së njësuar kombëtare letrare, domethënë për krijimin e gjuhës së veçantë standarde të Kosovës shtet, në njërën anë dhe për krijimin e kombit të veçantë kosovar, në anën tjetër! Nuk ka dyshim se si kjo ideologji feudale ashtu edhe propaganda e saj, që tashmë kanë filluar të prodhojnë, siç po shihet e po shkruhet kur e kur, një shovinizëm brendakombëtar, ani ku se, në kryeqytetin e Kosovës demokratike, sado të përkrahura, ndoshta edhe të stimuluara prej disa qendrave ballkanike dhe evropiane, do të shuhen, pa dyshim fort të komprometuara dhe do t'i bëjë të shuhen ashtu populli shqiptar i Kosovës, në shpirtin e të cilit nuk është shuar kurrë ideja e madhe për bashkimin me Nënën Shqipëri ashtu siç nuk është shuar kurrë kjo ide e madhe as në shpirtin e Shqipërisë.”, ka thënë akademiku Qosja në Gazetën Shqiptare. 

“Autori i 55 pyetjeve tregon qartë se sa pak, se sa aspak dëshiron bashkëpunimin me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Grupi i akademikëve inferiorë që predikonin ku belbëzueshëm e kur zhurmshëm krijimin e kombit kosovar dhe të gjuhës së tij standarde gegërishte”, shprehet akademiku. “Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës do të bënte mirë që t’i propozonte Akademisë së Shkencave të Shqipërisë që të krijohet një këshill i përbashkët i dy akademive tona, i cili do të merrej si me hartimin e programit të veprimtarisë kërkimore shkencore dhe profesionale njëvjeçare të akademive, ashtu edhe me hartimin e programit shumëvjeçar dhe të merret me hartimin e këtyre programeve për dy arsye kryesore: e para që të caktohen me program prioritetet kërkimore shkencore dhe profesionale të të dy akademive dhe, e dyta, që të mos përsëriten të njëjtat punë kërkimore shkencore dhe profesionale në Shqipëri e në Kosovë”. Në gjykimin e akademikut Qosja, akademikët shqiptarë nuk tregojnë aspak superioritet ndaj atyre kosovarë. “Jo. Intelektualët dhe politikanët e Shqipërisë, qoftë edhe Sali Berisha i hallakatur, kudo e kurdo tregojnë mirësjellje dhe modesti të theksuar ndaj nesh, shqiptarëve të Kosovës, që është virtyti gjithnjë i dukshëm i kulturës së tyre dhe i bashkëbisedimit të tyre me të tjerë – shqiptarë a jo shqiptarë. Unë mund të them se prej tyre, sidomos prej baballarëve të historisë dhe të kulturës shqiptare, kam mësuar shumë edhe si drejtor i Institutit Albanologjik, edhe si studiues shkencor a krijues letrar. Dhe për këtë u jam mirënjohës përjetë. Ata, të gjithë, qoftë studiues, qoftë shkrimtarë, qoftë krijues të tjerë, qoftë politikanë, qoftë publicistë, qoftë gazetarë janë vetje me kulturë të gjithanshme, me dije enciklopedike, me qytetari përshtypjebërëse, me dhunti të jashtëzakonshme shkrimi e gojëtarie”, deklaron akademiku Qosja. S.S

 

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=145444

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Jemi me fat që kombi jonë ka njërz të tillë dhe që jetojmë si kob deri tani tjua dimë për nderë mëndjeve të tilla</p>

Submitted by Gjon (not verified) on

Jemi pa fat qe kombi yne ka njerez si Qosja qe nuk rrine pa gjetur pretekste per polemika boshe e qe vetem percajne e nuk i bashkojne shqiptaret.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Pse nuk flet akademiku Rexhep Qosja per hoxhallart fals, per xhamijat pa leje dhe sidomos per 800 djem te rij musliman sunnit nga Kosova dhe Shqipnia qe i derguen mish per top me luftue krahas Alqaedes ne luften fetare islame kundra muslimanve shiit ?!!&nbsp;</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>mire qe ka akoma shqiptare si r.qosja se do na kishte mbytur krahinarizmi dhe fetarizmi si puna e ketij talebanit katolik me siper,apo atyre debilave mjekercjape qe shkojne ne siri.</p><p>ka ardhur koha per spasrtim dhe ndryshim te forcave politike shqiptare.&nbsp;&nbsp; partite e deritanishme te tranzicionit kane deshtuar plotesisht. tashme jane kthyer edhe ne parti antishqiptare&nbsp; sepse po rrezikojne seriozisht sovranitetin&nbsp; dhe njeshpirterine kombetare.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.