Ministri i Jashtëm Bushati: “Angazhim për të izoluar politikën e shteteve që nxisin terrorizmin”

Postuar në 13 Mars, 2014 08:57

Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah Bin Zayed Al Nahyan ka qenë sot në Tiranë ku është takuar me homologun e vet Ditmir Bushati. Mediat kanë pyetur ministrin Al Nahyani rreth çështjes së rekrutimeve për në Siri dhe ai ka reaguar duke e cilësuar fenomenin shqetësues. “Është mëse e nevojshme që të gjithë të kenë një pjesë konkrete në sensibilizimin e opinionit publik. Fatkeqësisht gjejmë në këtë kohë ekzistencën e disa shteteve që nxisin dhe promovojmë dërgimin dhe infiltrimin në organizatat ekstremiste”, tha ministri Al Nahyan. Kjo lidhet me investimin e madh që po bëhet nga disa shtete për të rrëzuar Bashar Al Assadin me rrugë të luftës guerile. Por më interesant është reagimi i Bushatit, i cili është kujdesur shumë që suksesi, siç e quajti ai ndalimin e “celulës së xhamisë së Mëzezit”, t’i kreditohet Policisë së Shtetit. Kjo ndoshta sepse gazetat janë shkruajtur që ka qenë SHISH-i i Visho Ajazit ai që ka bërë hetimin. Ja se çfarë thotë Bushati: “Ne diskutuam sot edhe për këto fenomene dhe për një politikë sa më izoluese ndaj shteteve të caktuara apo ndaj segmenteve periferike të botës, të cilat nxisin terrorizmin. Qeveria shqiptare ka dëshmuar një vullnet të qartë politik për ta luftuar këtë fenomen. Aleanca jonë me partnerin tonë strategjik SHBA-në dhe anëtarësimi në NATO na obligon që ta luftojmë në mënyrë të pamëshirshme fenomenin. Fakti që kjo celulë është zbuluar tregon për shkallën e lartë të zbulimit nga policia e shtetit dhe këtë e shoh si provë të suksesit dhe të forcës sonë goditëse ndaj kësaj veprimtarie jashtëzakonisht të dëmshme që nuk mund të parandalohet apo goditet vetëm nëpërmjet mekanizmave ligjorë, por duhet të goditet në të gjitha frontet. Këtu policia e shtetit ka qenë në lartësinë e duhur duke i dhënë një provë qytetarëve shqiptarë dhe partnerëve ndërkombëtarë, se vendi ka bërë hapa përpara në fushën e sundimit të së drejtës”. Në fakt nuk dihet ende mirë se cili është akti terrorist i të arrestuarve, sikurse thirrja për xhihad kërkon një referencë ligjore e cila në Shqipëri është ende në diskutim. Kur vjen puna që edhe Shqipëria do të angazhohet për të izoluar politikën e shteteve të caktuara që financojnë terrorizmin, në rastin konkret, një nga shtetet që akuzohet hapur se financon rebelët në Siri, është Katari, me të cilin Shqipëria ka marrëdhënie shumë të mira. (http://www.al-monitor.com/pulse/originals/2014/03/qatar-gcc-ambassador-withdrawal-reassess-role.html). Sikurse edhe për Turqinë, mediat perëndimore, flasin se e mbyll një sy për militantët e Jabhabat Al Nusras që organizon kalimin kufitar Turqi-Siri të rebelëve islamikë.

s.z

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Pse ne pritjen zyrtare kuadri i heroit kombetar Gjergj Kstriotit me ate te parlamentarit te Turqise Osmane Qemal bej Vlores ?!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.