Topalli i kujton Metës “bllokun” pas tre vjetësh, me sebep debatet e sotme në Kuvend

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta është vënë sot në shënjestër të kritikave të opozitës. Shkak është bërë shtyrja nga ana e tij e seancës parlamentare të ditës së enjte të javës që shkoi. Opozita e akuzon Metën se ka shtyrë seancën pa një arsye të justifikueshme dhe se e ka bërë këtë me një vendim personal duke shkelur ligjin dhe rregulloren. Kësisoj, opozita është larguar ng salla e Kuvendit, edhe pse kreu i grupit të PD-së deklaroi se ky nuk është bojkot për shenjë proteste. Por mes replikave të Metës me Palokën, Bylukbashin etj,
Kanë rënë në sy ato mes kryeparlamentarit dhe paraardhëses së tij Jozefina Topalli. Më në fund, Topalli i kujtoi Metës se “ju nuk besoni tek ligji, nuk besoni tek rregullorja, ju besoni tek ‘blloku’ po ai ju rrëzon”, duke hedhur rromuz për video skandalin ku u përfshi Meta në vitin 2011 si ishte ministër i qeverisë së djathtë. Duhet thënë se edhe pse asokohe (gjatë skandalit) nuk ka patur ndonjë prononcim nga Topalli, kjo e fundit ka pohuar javën e kaluar në një intervistë se nuk do donte kurrë të rikthehet mundësia e ndonjë aleance me LSI-në, qoftë dhe me çmim pushtetin.
Meta nga ana e tij argumentoi për shtyrjen e seancës se kishte pasur arsye objektive dhe emocionale. Ai tha se vendosi ta shtynte seancën e së enjtes për shkak të mungesës së një rendi dite dhe pasi ishte ezauruar seanca e së mërkurës me përshëndetjen e presidentit italian Napolitano. Ndërsa si arsye emocionale Meta nxori mungesën e deputetit Sali Berisha. “Nuk e mblidhja dot pa Berishën se ai ishte në Irlandë”, ironizoi Meta.
a.k
Comments
Keta vazhdojne te tallin
<p>Keta vazhdojne te tallin menderen me miletin........</p>
Keta te PD qenkan shushatur
<p>Keta te PD qenkan shushatur fare. Epo ata nuk behen kurre njerez.</p>
Add new comment