Deputeti i PD në Kosovë: Skëndërbeu s’mund të quhet hero, masakroi myslimanët shqiptarë

“Skënderbeu nuk duhet të quhet hero kombëtar pasi ka masakruar shqiptarët me besim mysliman”, kështu është shprehur Amir Ahmeti ish-deputet i PD-së në Kosovë që tashmë ka themeluar Nismën për Drejtësi dhe Zhvillim. Ai mendon se mitizimi i Gjergj Kastriot Skënderbeu duhet rishikuar. “Dokumentohet se Skëndërbeu masakroi muslimanët për shkak të bindjeve të tyre fetare. Nëna Terezë ka qenë një misionare katolike e cila në emër të Krishtit ka vepruar si humaniste në botë. Asnjë rekomandim i Komisionit për Liritë Fetare nuk është zbatuar. Antiteistët janë dhe do të mbesin rrezik permanent për tolerancën ndërfetare në Kosovë”, thote njëri prej themeluesve të Nismës për Drejtësi dhe Zhvillim, Amir Ahmeti në një intervistë të dhënë për Gazetën Ekspress në Kosovë.
Për Skënderbeun dhe Nënë Terezën
Mendimin për Nënën Terezë dhe Skënderbeun e kam të formësuar qysh në shkollë të mesme kur kam filluar të lexoj edhe më shumë për veprimtarët shqiptarë dhe historinë në përgjithësi. Kurse hezitimi im për të folur me një emision televiziv për këtëtemë ka qenë për hir të respektit të bashkudhëtarëve të mi të subjektit tonë të ri politik që mos të deklarohem për një temë që mund të ngjallë reagime derisa ne ende nuk e kishim diskutuar kurrë në rrethin tonë. Nuk kam dashur që të jemi qesharak para opinionit sikur PD'ja kur Nënkryetari i partisë thotë se Skënderbeu nuk ka qenë hero kombëtar e Kryetari i partisë thotë po. Këtu nuk kemi nevojë për filozofi, vetëm i paraqesim faktet historike dhe ndërtojmë konkluzionet. Tek e fundit ne jemi vend demokratik dhe secili prej neve ka të drejt të ketë lirinë e të menduarit dhe të shprehjes dhe nuk duhet të gozhdohet dikush pse ka një mendim ose qëndrim tjetër nga të tjerët. Sipas mendimit tim Nëna Terezë ka qenë një misionare katolike e cila në emër të Krishtit ka vepruar si humaniste në botë, kryesisht në Indi, për çfarë edhe e mori titullin “Tereza e bekuar e Kalkutës”. Kurse nuk e arsyetoj madhërimin që i bëhet asaj te ne për faktin se është një shqiptare nobeliste, sepse ne kemi edhe një shqiptar tjetër nobelist por që shumë pak përmendet në media tona, e lëre më në librat shkollor. Pra pse kjo nëpërkëmbje për nobelistin tjetër shqiptar Ferid Muratin? Kurse për Skënderbeun mendoj se duhet t’i japim fund miteve, sepse gjeneratat e ardhshme kanë nevojë për historinë tonë të vërtetë cila do qoftë ajo dhe jo të ushqehemi me mite. Debatet e fundit për Skënderbeun në Shqipëri kanë qenë mjaftë të mira dhe të trajtuara me profesionalizëm nga shumë historianë dhe analistë, kurse te ne në Kosovë ende nuk kemi një debat të tillë të mirëfilltë. Sipas librave autentik të historisë dhe sipas historianëve e analistëve nga Tirana u qartësuan shumë gjëra. Se Skënderbeu nuk kishte ngritur flamurin kuq e zi në Krujë por flamurin e Bizantit, se Kuvendi i Lezhës nuk ishte Kuvend shqiptar por ishte Kuvend i kombeve të ndryshme të besimit krishterë për të luftuar Perandorinë Osmane. Pra Kuvendi ishte në bazë fetare dhe jo në bazë kombëtare sepse në mesjetën e hershme kombet nuk kishin lindur ende dhe nuk kishte kurrfarë rëndësie se çfarë gjuhe flisje kur vihej interesi fetar para.Sipas historisë, Skënderbeu me t’u kthyer në Krujë muslimanëve shqiptar iu dha të zgjidhnin në mes krishterimit ose vdekjes, shumica e tyre refuzuan të braktisnin besimin islam dhe i masakroi pa mëshirë. Këtë ngjarje e dëgjova edhe me një emision dokumentar historik në gjuhën shqipe. Saktësisht me datë 1 janar të këtij viti në televizion RrokumTV. Për këtë masakër ka shkruar edhe historiani shqiptar peshkop Noli me fjalët se ajo masakër ishte një deklaratë për luftë të shenjtë. D.m.th. luftërat atëherë kishin karakter krejtësisht fetar dhe pa kurrfarë lidhje kombëtare. Sepse idetë e para të një rendi të ri botëror të ndërtimit të shtetit në konceptin e bazuar në “kombin shtet” kanë fillin tek në shekullin e XVII nga kardinali Rishelj. Kurse më vonë kanë lindur kombet me këtë koncept. Si përfundim, përderisa Skënderbeu derdhi gjak shqiptari për motive fetare unë nuk mund ta quaj hero kombëtar. Në historinë tonë kombëtare pas Skënderbeut gjejmë edhe konflikte të tjera mes shqiptarëve por asnjëherë me motive fetare. Si p.sh. konflikti mes Ahmet Zogut dhe Fan Nolit, njëri musliman e tjetri ortodoks. Konflikti mes tyre ishte krejtësisht politik dhe aspak fetar. Edhe Zogu në kabinetin e tij kishte të krishterë sikur që edhe Noli kishte musliman në kabinetin e tij, ndër ta edhe Hasan Prishtinën. Konsideroj se nuk duhet të mbetet asnjë temë tabu në shoqërinë tonë, por të diskutohet shtruar me argumente dhe pa emocione. Vetëm në këtë mënyrë mund t’i kontribuojmë vendin tonë. S.S
https://www.gazetaexpress.com/intervista/interviste-me-amir-...
Comments
Ka të drejtë ky pleh, kur i

Ka të drejtë ky pleh, kur i jepet hapësirë, që edhe publikisht, të gjuaj baltë mbi Kryetrimin tonë legjendar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Mjerisht deputet i Kosovës quhej edhe axha i tij, Ferat Ahmeti, që në realitet ishte militant i zjarrtë i politikës kundër-shqiptare të Millosheviqit.

Mjerisht edhe ky pleh quhet deputet i Kosovës, realisht përfaqësues i një partie të fundamentalistëve mysliman, e cila në zgjidhje e fundit parlamentare, fitoi jo më shumë se 3% të besimit të votuesve...

Ne rastin e Nene Terezes nuk

Ne rastin e Nene Terezes nuk eshte çeshtja e çmimit Nobel qe e beri te fameshme ne bote por vepra e saj. Ne krenohemi jo vetem per origjinen e saj por edhe forcen dhe magjine e vepres se saj. Nje jete perkushtuar jo te varfereve por te mjereve dhe te semureve. Vepra e saj nuk nisi nga ndonje studio apo laborator por ne rruge prane njerzve ne mes te mjerimit. Nuk e percaktoi ajo se ku do te shkonte e çfare do te bente apo do te bente emer. Ishte humanizmi. Ajo ne saje te humanizmit u be nje figure e nderuar ku u perkulen para saj kryetare shtetesh. Humanizmi i saj mori fame boterore dhe bota nuk mund ta injoronte. Dihet qendrimi i saj kur mori çmimin e famshem. Ai çmim ishte asgje, shume i vogel perballe kesaj femre te vogel me trup por me shpirt te madh. Kjo ben diferencen nga çdo nobelist apo tjeter njeri i famshem. Harrojeni Nobel-in kur flisni per Nene Terezen e mendoni vepren e saj humane e fisnike. Skenderbeu. Te thuash qe vrau myslymane eshte nje gje e te thuash se vrau shqiptare tjeter. Megjithate kur flasim per shqiptare te vrare nga Skenderbeu duhet te ndalemi ne nje pike. Kjo pike eshte se kush ishin ata ? Nen sundimin e kujt ishin? Behet fjale per principata dhe asnje principate deri ne ate kohe ishte myslymane. Lidhur me flamurin e bizantit ketu ben autogol pasi ai ishte flamuri i Komnenit, Laskarit etj. Te pakten nja 3 apo 4 shekuj perpara Skenderbeut valvitej ne ato troje. Ishte flamuri i te atit te tij dhe principates se tij e me vone do behej flamuri i tere shqipatreve.

Ky o eshte idiot qe

Ky o eshte idiot qe kundershton vete ate qe pohon me poshte ose eshte shqipfoles i paguar i Serbise. Si qenka e mundur sipas ketij qe Skenderbeu paska vra shqiptare myslyman kur vet ky deputet thote se ne shekullin e 14 koncepti i kombit nuk ekzistonte? Atehere, sipas tezes se tij, Skenderbeu ka vrare myslymanet, por jo shqiptaret, sepse shqiptare keta s mund te quhen, meqe nuk eksistonte identiteti kombetar. Ateher ku eshte krimi ketu? Pse i quaka shqiptare ata myslymane qe paska vra Skenderbeu, kur keta nuk ishin me identitet kombtar por fetar ne ate kohe? Kjo eshte thjesht teze per te baltosur te vemen hero kombtar te gjithe shqiptareve dhe nuk e ben pa qellim.

Mire mor zoteri, per ty

Mire mor zoteri, per ty Gjergj Kastrioti nuk eshte hero kombetar, askerkush nuk do te kryqezoje ty per kete. Ti mendo sa te duash qe Kastrioti nuk eshte hero. Tani si i behet hallit qe une mendoj qe Kastrioti jo vetem ishte hero kombetar, por eshte edhe heroi kombetar me i shquar per ne shqiptaret. Ti thua qe Kastrioti vrau shqiptare muslimane, po tani po te pyes une ty, ne ate kohe nga dolen keta shqiptare muslimane??? Historia sikur thote qe shiptaret para se te vinin turqit ne Ballkan ishin te krishtere, pastaj thote edhe qe islami eshte perhapur me zjarr e me shpate, pra a nuk u thane turqit atyre shqiptareve o me islamin, o ju vrame, apo zotrote thua qe shqiptaret u gdhine nje mengjez te bukur dhe thane, e c'na duhet me te jemi te krishtere, me mire po konvertohemi ne islam, se keshtu na bie te hame me shume pilaf.

Sa i takon flamurit, akoma nuk e di ti qe origjina e shkabes shqiptare dykrenore eshte te shkaba dykrenore e Bizantit? Dhe u be flamur i shqiptareve pikerisht sepse u perdor nga Skenderbeu? Ku qendron e keqja ketu?

Ate punen e Nene Terezes nuk ta marr vesh mire. Ti thua meqe eshte katolike nuk duhet nderuar nga shqiptaret si nobeliste, meqe shqiptaret nuk nderojne per nobelist Ferid Muratin? Po c'pune ka njeri me tjetrin, kush po te ndalon ty ta nderosh Ferid Muratin, nderoje sa te duash e sa te kesh qejf, askerkush nuk ka per te thene gje.

Argumentat i ke te sforcuara mor zoteri, dhe megjithese na hiqesh si patriot, vjen pak si era antishqiptar.

I lumte Amirit. Eshte

I lumte Amirit. Eshte musliman i vertete.

Shqiptar eshte ky?! Se nga

Shqiptar eshte ky?! Se nga surrati duket si turk tipik oriental

Myslimane si ky funderi duhet

Myslimane si ky funderi duhet te kete pastruar HEROI YNE I PERJETSHEM SKEMDERBEU.

Nuk i ka vra muslimant Gjergj

Nuk i ka vra muslimant Gjergj Kastrioti muslimant, por vete populli kristjan shqiptar. E kè do te vritshin ata, vetvedin-a? Muslimant kan sulmue popullin shqiptar (kristjan) ne token e e vet. Shqiptart kan ba lufte mbrojtese, ndersa muslimant kan ba lufte pushtuese.

E mandej thoni ju qe te bashkohet me Shqipnin Kosova e ketyne lloj deputetve!!!!

Paska bërë gabim që ka lënë

Paska bërë gabim që ka lënë farën tënde të jetojë mor idjot

A thue per keta lloj

A thue per keta lloj "shqiptaresh", si puna e ketij ish deputati e ka pas fjalen pader Fishta kur, ne revoltim e siper, i thoshte Pader Shtjefen K. Gjeçovi nga Zymi? i Kosoves: " E DUEM KOSOVEN PA KOSOVARË" ?!

Injoranca dhe ekstremizmi

Injoranca dhe ekstremizmi jane nena e te gjithe keqijave. Nuk e kuptoj pse po i mundon kaq shume ekstremistet kosovare figura e Skenderbeut dhe e Nene Terezes, cilat paskan qene keto te mira qe na sollen otomanet qe i shtyjne keta persona te perdhosin figura te tilla te kombit, te njohura e te respektuara neper bote. Sec e ngaterrojne fene me shqiptarine dhe nxjerrin disa konkluzione paradoksale qe as historia dhe as logjika nuk i pranon.

Cfar argumenti budalla.

Cfar argumenti budalla. Skenderbeu nuk u be simbol sepse ishte si te thuash sherbetor i kombit shqiptar (ne ate kohe nuk kishte kombe fare) por se ai u be guri themeltar i kombit te ardhshem shqiptar. Pra elementi mitik i Skenderbeut ishte ai e i beri shqiptaret e shekullit te 19te ta benin ate simbol kombetar si njeriu i fundit qe kishte luftuar me sukses otomanet. Dmth elementi kyc ishte kush ishte i fundit princ pak a shume i pavarur qe mund tefrymezonte idealet e pavaresise dhe te ishte nje simbol i mundshem i nje shteti te ardhshem te pavarur.

Nuk ka kombe pa mite dhe pa ideale. Ky deputeti "historan" i parlamentit te Kosoves qe merr infrmacionet na TV nuk ka kapacitetin e nevojsem as te procesoje ato qe degjon e as ta shperndaja ate informcion te tjereve.

Personi tpik pr te cilin mund te thuhet: "Ruhu nga a njeri qe lexon vetem nj liber tere jetes se tij"

Add new comment