Zv. presidentja e KE-së ngre çështjen e Gjykatës së Lartë dhe reformimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

“Gazeta Shqiptare” i ka marrë një intervistë sot zv. presidentes së KE-së, Viviane Reding. Thelbi i apelit të saj është te reforma në drejtësi. Ja se çfarë thotë Reding: “Fokusi duhet të jetë tek reforma strukturore në sistemin e drejtësisë për të ruajtur më mirë pavarësinë e tij. Sfidat kryesore për vitin 2014 përfshijnë ripërcaktimin e pozicionit konstitucional të Gjykatës së Lartë, reformimin dhe funksionimin e Këshillit të lartë të Drejtësisë , rritjen e profesionalizmit dhe administrimin e gjykatave”. Të gjitha çështje të ditës në debatin politik shqiptar. Reding ka bërë një vërejtje edhe për nivelin e përfshirjes së grave në politikë.
s.z
Comments
.. ku di gje kjo, nje cope
<p>.. ku di gje kjo, nje cope zv-presidente KE-se eshte, Bujari eshte president, di me shume. ...</p>
Add new comment