“Formula” e Kissinger për krizën ukrainase dhe sidomos për të shmangur luftën

Postuar në 06 Mars, 2014 07:00

Henry Kissinger “është bërë i gjallë” në media dhe siç mund të merret me mend ka shkruajtur për krizën ukrainase. Sipas tij çdo gjë që po thuhet për krizën lidhet me konfrontimin, por duke marë si bazë përvojën e tij që njeh faktin historik se “katër luftra nisën me entuziazëm dhe mbështetje publike”, shtron pyetjen: A e dimë se ku po shkojmë? Kissinger është kritik edhe për leximin gjeopolitik Perëndim-Lindje në rastin e Ukrainës, që e sheh këtë vend si avantpost të njërit apo tjetrit. Sipas tij, Ukraina mundet të shërbejë fare mirë si urë mes tyre. Dhe në fund, në opinionin e publikuar në “Washingtonpost”, si sugjeron katër pika për zgjidhjen e krizës:  a)Ukraina nuk duhet të anëtarësohet në NATO; b)Ukraina duhet të zgjedhë lirisht aderimin e vet ekonomik dhe politik; c)Ukraina duhet të jetë e lirë në zgjedhjen e një qeverie që buron nga vullneti popullit; d)Duhet zgjeruar autonomia e Krimesë, që do t’i jepte legjitimet përfundimtar sovranitetit të Kievit mbi të dhe duhet shmangur çdo ambiguitet mbi statusin e flotës së Detit të Zi.

I plotë në: http://www.washingtonpost.com/opinions/henry-kissinger-to-settle-the-ukraine-crisis-start-at-the-end/2014/03/05/46dad868-a496-11e3-8466-d34c451760b9_story.html

s.z  

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>A eshte per t&#39;u cuditur qe nje kriminel lufte (Kili) te merret seriozisht si koke e madhe dhe e ftohte e dhenies se zgjidhjeve te konflikteve nderkombetare? Po te ish gjalle, mund te botoheshin e te merreshin seriozisht edhe pikepamjet e Milloshevicit etj. krimineleve te tjere nderkombetare.&nbsp;</p>

Submitted by RP (not verified) on

<p>ti mbase nuk e di por ky duhet degjuar, se do behet si thote ky.Eshte njeri i bordit qe qendron mbi qeverite dhe drejton shume gjera.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.