Jozefina Topalli: PD-ja është Berisha, nuk është Basha

Jozefina Topalli sonte e shpalli hapur se është kundërshtare e Kryetarit të PD-së Basha. E ftuar në emisionin Debat në Channel One të Roland Qafokut, ajo bëri dy deklarata që e vërtetojnë këtë. Së pari, deklaroi se PD-ja është Berisha, nuk është Basha. Së dyti ajo deklaroi se protesta e 20 shkurtit nuk ishte e PD-së, por e qytetarëve, sepse PD-ja i organizon ndryshe protestat. Ajo bëri një mea culpa të ngjashme me të Berishës për 23 qershorin, por la të kuptonte se disa ministra janë shkaktarët e vërtetë të humbjes së PD-së.
Në lidhje me LSI-në, ajo tha se kurrë nuk do të pranonnte një koalicion të ardhshëm me të, edhe sikur të shkëputet nga koalicioni aktual me PS-në.
Re.Pu.
Comments
O Respublika pse botoni
<p>O Respublika pse botoni fyerje krahinore. po ja kaloni edhe portokallise, a thua nuk mjafton portokallia?</p>
Mendoj se shkaketaret e
<p>Mendoj se shkaketaret e verrtete te humbjes se PD nuk jane disa ministra dhe kete e dine mire Jozefina. Shkaktare i humbjes jane Berisha dhe Jozi si dhe doktrina qe udheheq PD-ne, korrupsioni i thelle ne te gjithe hallkat e qeverisjes dhe fukaralleku i madh qe mbuloi vendin. Eshte marrja e vendimeve ne interes te Berishes dhe te afermeve te tije per nje pasurim te shpejte e galopant, shkaterrimi i administrates publike si dhe moszbatimi i ligjeve te shtetit. Aktualisht ne nje pike ka te drejte Jozi Berisha aktualisht eshte perseri kryetari i Pd-se dhe ajo nuk mund te pajtohet me Bashen si kryetare partie. </p>
Add new comment