Qëndrimi që po mban Shqipëria ndaj agresionit ushtarak në Ukrainë

Lajmi se Rusia do të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë ka sjellë reagimin e menjëhershëm të liderëve botërore dhe të shteteve të ndryshme anëtare ose jo të Bashkimit Europian dhe NATO-s. Në listën e reagimeve është renditur edhe Shqipëria, që mbrëmjen e djeshme ka mbajtur një qëndrim zyrtar përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme. Në këtë çështje me përmasa ndërkombëtare, “pesha” e Shqipërisë sigurisht që është e vogël, edhe pse anëtarësia në NATO na bën domosdoshmërisht pjesë të vendimmarrjeve e ndoshta edhe të kontributit.
“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë shpreh shqetësimin e saj të thellë për përshkallëzimin e situatës në Ukrainë. Ministria e Punëve të Jashtme çmon rëndësinë e patjetërsueshme të integritetit territorial dhe unitetit të Ukrainës. MPJ beson se respektimi i së drejtës ndërkombëtare, marrëveshjeve të nënshkruara dhe evitimi i përdorimit të forcës, që sjell me vete efekte destabilizuese për Ukrainën dhe sigurinë ndërkombëtare, është kuadri i vetëm që ofron zgjidhje të situatës. Ministria e Punëve të Jashtme shpreh besimin se një veprim i sinkronizuar dhe vendimtar i bashkësisë ndërkombëtare është kyç për stabilizimin e situatës dhe për krijimin e frymës së besimit” thuhet në reagimin e thatë dhe me pak shpjegime mbi atë që po ndodh. Njoftimi i Ministrisë së Jashtme mund të lexohet si një qëndrim tipik i një diplomacie të "druajtur", sepse në asnjë rresht të saj nuk përmenden termat “Rusi”, “Krime” apo “agresion ushtarak” por vetëm bëhet me dije se në Ukrahinë kemi një situatë të përshkallëzuar.
Më i drejtëpërdrejtë ka qenë ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha. Në një reagim ai e ka krahasuar agresionin e Putinit me agresionin e Hitlerit ndaj Çekosllovakisë. “Të dashur miq, pushtimi i Krimese nga Putini të kujton pushtimin e Çekosllovakisë nga Hitleri dhe më vonë nga Brezhnievi. Ju ftoj ta dënojmë këtë agresion ndaj një vendi të lirë me forcën tonë më të madhe. Ky agresion është një dhunim flagrant i ligjit ndërkombëtar, kartës së OKB, OSBE dhe memorandumit të Budapestit për Ukrainën të firmosur nga SHBA, Britania e Madhe por dhe vetë Rusia. Me agresionin kundër Ukrainës dhe pushtimin e territoreve të gjera të saj, Kremlini hapi siparin e pushtimeve të tjera për rikthimin e perandorisë ruse” shkruan ish-kryeministri Berisha në profilin e tij në “Facebook”.
Në të njëjtin rrjet social ka reaguar edhe ish-Ministri i Jashtëm, Tritan Shehu, sot deputet i Partisë Demokratike. Reagimin e tij ai e nis me një pyetje retorike. “A nuk duket sot tejpamës insistimi i Presidentit Bush për të pranuar në NATO Ukrainën? Ngjarjet në Ukrainë po marrin një drejtim të rrezikshëm. Në disa aspekte të rikujtojnë të kaluarën, "luftën e ftohtë". Duhet një zgjidhje diplomatike. Fatmirësisht ne jemi anëtarë të NATO-s” shkruan Shehu. E në përgjigje të shqetësimit të komentuesve të tij për një luftë të re botërore, Shehu shprehet optimist se telefonata Obama-Putin, do të japë rezultatet e saj dhe problemi nuk do të arrijë deri në atë fazë.
k.k
Comments
Titulli teper bombastik por

Titulli teper bombastik por te nderuar bashkeatdhetare shtohet pyetja:Kush e llogarit Shqiperine ne konflikte te permasave te tilla.Shqiperia eshte vend i Nato do te thote dikush,por nje vend qe nuk ka ushtri(e perdor per pastrim territori)qe nuk ka armatim,qe nu ka potencial ekonomik,ka vetem gojen per te folur por varet se cilat veshe degjojne.Pordhet e Berishes dhe deklaratat e tij jane vetem propogande gazetash.Iku ajo kohe kur dikush mund ta merrte ne konsiderate prestigjin ushtarak te Shqiperise.Shihni hallin tuaj shqipetare,keni plot per te menduar dhe punuar ne te mire te vendit.Jepini Berishes nje presh si ai i Tritanit dhe lereni te enderoje se ku do ta fusi ate..Me dhimbje nje ish ushtarak pertej oqeanit.

Të dashur miq, pushtimi i

Të dashur miq, pushtimi i Krimese nga Putini të kujton pushtimin e Çekosllovakisë nga Hitleri dhe më vonë nga Brezhnievi. Ju ftoj ta dënojmë këtë agresion ndaj një vendi të lirë me forcën tonë më të madhe. Ky agresion është një dhunim flagrant i ligjit ndërkombëtar, kartës së OKB, OSBE dhe memorandumit të Budapestit për Ukrainën të firmosur nga SHBA, Britania e Madhe por dhe vetë Rusia. Me agresionin kundër Ukrainës dhe pushtimin e territoreve të gjera të saj, Kremlini hapi siparin e pushtimeve të tjera për rikthimin e perandorisë ruse” shkruan ish-kryeministri Berisha në profilin e tij në “Facebook”.

Pyeteni kete te Marrin a pati bere te njejten deklarate kur u pushtua Iraku? Nese jo, pse ? Nje mbeturine e shek. 20- te qe mban ere te rende imoraliteti, paskrupullsie, paparimesije, servili dhe, me ne fund i pjerdhur nga mendja.

Berisha te kujton Enverin, i

Berisha te kujton Enverin, i cili bente deklarata bombastike, qe te ngrite lart moralin. I fundit qe po na kujton Enverin ne keto pune eshte Berisha, qe gjithe diten e gjithe naten shane te tjeret se jane enveriste. A keni para ndonje nga udheheqesit e medhenj te botes te perdorin keto dite te tilla shprehej per kete ngjarje?

Komentuesi i lajmit per reagimin e MPJ dhe ate te Berishes duket se anon pak nga ky i fundit.

Add new comment