Projekti “Jugosllavia e Re”, Demaçi thotë se shqiptarët s’kanë ndërmend të përfshihen

Në fillim të këtij viti, ndërsa doli lajmi se kryeministri shqiptar Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi, ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi në media një projekt që po diskutohej në selitë diplomatike në Ballkan. Sipas Berishës, Mali i Zi ka hedhur idenë për krijimin e një Unioni Ballkanik, apo ndryshe të një “Jugosllavie të Re”. Kjo ide, sipas ish-kryeministrit ka si bashkësponsorizues komisionerin e BE për Zgjerimin Stefan Fule. Nisma që tani njihet si "Nisma e Gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor " apo "BP6", synon të krijojë një bashkëpunim të gjithanshëm, të strukturuar dhe me projekte konkrete të përbashkëta. Sipas ish-kryeministrit, në të vërtetë, ndonëse ende jo i shpallur zyrtarisht por, Beogradi është parashikuar, të jetë “kryeqytet i nismës”.
Por vizita e Ramës në Beograd është shtyrë për në një moment tjetër dhe sipas pasardhësit të tij, tematikë e bisedimeve do të jetë edhe ky projekt. Idenë e përforcojnë deklarimet publike të Ramës i cili flet vazhdimisht për unifikimin e Ballkanit në një ofertë për investitorët e huaj dhe si një treg i vetëm. Këtë deklarim, Rama e ka përforcuar edhe gjatë fjalës së tij pak ditë më parë në Londër, ku mbahej tryeza e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Zërit kundërshtues të ish-kryeministrit shqiptar i është bashkuar edhe veprimtari i njohur Adem Demaçi. Duke folur për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” Demaçi thotë se nuk është i shqetësuar me iniciativën e Malit të Zi për planin e quajtur “West Balkan Six “, pjesë e së cilës do të jenë: Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Serbia, iniciativë kjo përmes së cilës gjoja “synohet integrimi i përbashkët në Bashkimin Evropian”. Për Adem Demaçin, Jugosllavia që nga vitet 1945 e deri me 1990, për shqiptarët ka qenë njëra ndër regjimet shtypëse dhe me të egra.
“Neve nuk na intereson çfarë plane bëjnë të huajt, të tjerët. Ata kanë planet e veta, ne tonat. Puna e Jugosllavisë njëherë e përgjithmonë ka mbaruar dhe ne shqiptarët kemi derdhur gjak e më vonë kemi festuar që kemi dalë nga ajo. Madje jo vetëm shqiptarët, por edhe të tjerët kanë festuar që ishin viktimë e krimeve, masakrave persekutimeve, burgosjeve në atë “Jugosllavi” dhe mezi kanë pritur të dalin nga ajo. Për zhdukjen e asaj “Jugosllavie” nuk kishin punuar vetëm shqiptarët, por edhe komuniteti ndërkombëtar, sepse ai shtet me gjitha ato të zeza prishte edhe imazhin e Evropës”, ka thënë Adem Demaçi. Më tutje, ai ka shtuar se nëse shtetet sllave dëshirojnë që ta ri-jetësojnë këtë plan atëherë le ta bëjnë të vetme pasi shqiptarët nuk e kanë ndërmend të futen përsëri aty. “Ne nuk jemi sllavë, kush të dojë le të shkojë me atë farë Jugosllavie. Ne shqiptarët hyjmë në atë Jugosllavi, vetëm atëherë kur qarri do të bëjë dardha”, ka shtuar Demaçi. Pikërisht nën regjimin e asaj Jugosllavie, Adem Demaçi ka vuajtur 28 vjet në burg.
k.k
Comments
Nuk ka kuptim. Shqiptaret e

Nuk ka kuptim. Shqiptaret e Kosoves ishin aksidentalisht ne federaten jugosllave. Ne nuk jemi sllave. Por edhe me ndonje emer tjeter serish nuk ka kuptim. Kur te bashkohet Anglia me Italine atehere edhe ne mund te krijojme USB 4.0 (jo hardware por United States of Balkan).

Le te formohet kz Union,

Le te formohet kz Union, vetem ne qofte se shqiptaret e Malit te zi me gjithë territoret e tyre, shqiptaret e Medvegjes, Bujanovcit dhe Presheves me gjithe territoret e tyre, e gjithe Kosova, shqiptaret e Maqedonise me gjithe territoret e tyre, shqiptaret e Greqise qe jetojne atje dhe camet e ardhur me gjithe tokat e tyre ne Greqi, te BASHKOHEN NE NJE SHTET TE VETEM ME QENDER T I R A N E N. po, atehere i themi mirse te vije ky Union qe na ka care bythen qe nga Vukmanovic Tempo e Velimir Stojnici e deri ne ditet e sotme.

Sidoqofte , armiqte me te eger te Shqiperise, kurre nuk kane hequr dhe nuk heqin dore nga shperberja e kombit shqiptar!

Le te formohet kz Union,

Le te formohet kz Union, vetem ne qofte se shqiptaret e Malit te zi me gjithë territoret e tyre, shqiptaret e Medvegjes, Bujanovcit dhe Presheves me gjithe territoret e tyre, e gjithe Kosova, shqiptaret e Maqedonise me gjithe territoret e tyre, shqiptaret e Greqise qe jetojne atje dhe camet e ardhur me gjithe tokat e tyre ne Greqi, te BASHKOHEN NE NJE SHTET TE VETEM ME QENDER T I R A N E N. po, atehere i themi mirse te vije ky Union qe na ka care bythen qe nga Vukmanovic Tempo e Velimir Stojnici e deri ne ditet e sotme.

Sidoqofte , armiqte me te eger te Shqiperise, kurre nuk kane hequr dhe nuk heqin dore nga shperberja e kombit shqiptar!

Kurre e per asnje aresye nen
Kurre e per asnje aresye nen nje strehe te tille te perbashket. Se bashku vetem ne EU. Perndryshe me sllavet nuk na lidh asgje, veç vuajtjeve qe na kane shkaktuar. Kurre, kurre!
gjithon kemi me qen te

gjithon kemi me qen te pushtum prej tjerve dhe a e dini per qka sepse jem trapa dhe e hajm foren

pooo kuu mundesh mu ba mir me shkan oooooo shipeca t`.....t 13000 i ka vra nkosov 98-99 plus ma heret kuku per ne poo apet mir na boin kur sna hupi racen krejt

Add new comment